• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjenocidi nuk njeh moshë”, Idrizi: Çështja çame s’duhet të trembë askënd, të luftojmë për të drejtat e mohuara

by Java News
10/06/2024 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se duhet të ngremë zërin për atë që ka ndodhur me Çamërinë. Nga Kuvendi, duke folur për gjenocidin në Çamëri, Idrizi u shpreh se kjo çështje nuk duhet të trembë askënd por duhet luftuar  për të drejtat e mohuara.

“Më kujtohet një plak i Kosovës kur po flisnim për masakrën e Reçakut, dhe kur e pyetën se kanë kaluar 25 vjet. Tha ‘Gjenocidi nuk ka moshë’. Prandaj jemi këtu për ta sfiduar derisa të kemi drejtësi. Prania jonë sot është respektimi dhe përkujtimi më i mirë që mund t’i bëjmë ndaj kësaj drame të madhe kombëtare. Sot është data 10 qershor dhe për ne është dita e Lidhjes së Prizrenit, ditë kur shqiptarët u bënë bashkë për të mos lejuar copëtimin e trojeve shqiptare nga fuqitë e huaja. Në Çamëri u krijua lidhja shqiptare e jugut, me Abdyl Frashërin dhe Abedin Bej Dinon, një figurë e jashtëzakonshme e beut të Prevezës, ish ministër i Jashtëm i Perandorisë Osmane, i thirrur në të gjithë negociatat për 30 vjet, nga 1878-1913, punoi dhe bëri gjithçka që të ndalonte copëtimin e Çamërisë. Në përkujtim të kësaj dite vendosëm që ky aktivitet, në parlamentin e Shqipërisë të na bashkojë bashkë, përfaqësues të politikës, akademikë për të ngritur zërin për një nga gjymtyrët e prera të kombit shqiptar, për Çamërinë.”, tha ai.

Idrizi thotë se me Çamërinë janë shkelur konventat ndërkombëtare.

“Dua t’ju rikujtoj edhe konventat ndërkombëtare që janë shkelur me masakrën dhe gjenocidin e Çamërisë. Konventa për parandalimin e krimeve të gjenocidit të viteve 1945, konventa për krimet e luftës në 1968 dhe konventa e shoqërisë demokratike sot, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.  Çështja çame s’duhet të trembë askënd prej nesh. Është e drejta e jetës së mohuar, e drejta e pronës së tjetërsuar, dinjiteti njerëzor i masakruar. Ndaj ne sot duhet të jemi të vetmit që nuk mund të ndihemi as në faj dhe as të trembur sepse jemi në trojet dhe në të drejtën tonë kombëtare.”, tha mes të tjerash ai./m.j

Next Post
“Antikorrupsioni’, Tabaku as po, as jo: Do koordinohemi me grupin, më mirë pjesëmarrje se bojkot

"Antikorrupsioni', Tabaku as po, as jo: Do koordinohemi me grupin, më mirë pjesëmarrje se bojkot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet -

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

November 6, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

November 6, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

November 6, 2026
BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

November 6, 2026
“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In