• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjenerali Wolters para Senatit: Ushtarët amerikanë nuk largohen nga Kosova, shkak kërcënimet e jashtme

by Java News
03/04/2019 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një seancë të mbajtur dje në Washington në Senatin Amerikan, më saktësisht në Komitetin e Forcave të Armatosura, i nominuari për Komandant të Komandës Amerikane për Evropë që është edhe Komandatit Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Tod D. Wolters, ka thënë se trupat amerikane janë të nevojshme në Kosovë për t’i bërë ballë kërcënimeve malinje nga jashtë. Wolters ka thënë se Komanda Amerikane do ta mbështes zhvillimin e FSK’së.

Sa herë që hapet çështja e trupave amerikane në Kosovë ngritët mjaftë pluhur. Por, për mbetjen e tyre edhe më tej në Kosovë ka folur një ushtarak i nivelit të lartë amerikanë i cili nëse konfirmohet në pozitën për të cilën është nominuar nga Pentagoni do të jetë përgjegjës për këto trupa.

Gjenerali Tod D. Wolters i cili pritet ta zëvendësojë  dje gjatë një seance intervstimi në Senat ka thënë se ushtarët amerikanë janë edhe më tutje të nevojshëm në Kosovë.

“Prezenca amerikane është e nevojshme për forcimin e rezistencës së së partnerëve ndaj kërcënimeve të jashtme malinje “  ka thënë ai kur është rreth misionit të KFOR’it në Kosovë.

Wolters ka dhënë edhe një vlerësim më të gjerë duke thënë se Departamentin Amerikan i Mbrojtjes po përpiqet t’i modernizojë ushtritë e rajonit duke iu dhënë armatim amerikan.

“Departamenti i Mbrojtjes përkrahë partnerët rajonalë nëpërmjet bashkëpunimit të sigurisë dhe iniciativave të ndërtimit të kapaciteteve. Çelësi i këtyre iniciativave është eliminimi i varshmërisë së ushtrive rajonale në sistemet e trashëgimisë sovjetike. Jemi duke përdorur instrumentet e bashkëpunimit në fushën e sigurisë për të modernizuar ushtritë rajonale me armatim me origjinë amerikane dhe që është i ndërveprueshëm me standardet e NATOs » ka thënë ai.

Wolters është pyetur specifikisht edhe rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës duke thënë se Komanda Amerikanë për Evropë do ta mbështet zhvillimin e FSK’së.

“Komanda Amerikane në Evropë përkrahë zhvillimin e FSK-së, sipas planit të pajtuar 10-vjeçar të tranzicionit, i zhvilluar në koordinim të plotë me SHBA dhe Shtetet Aleate të NATO’ s. Ne inkurajojmë FSK-në të ruajë karakterin multi-etnik, profesional të forcës, që i përgjigjet gjithë qytetarëve të Kosovës” ka thënë Wolters.

Nëse konfirmohet në këtë pozitë, gjenerali i forcave ajrore amerikane Wolters do ta zëvendësojë Curtis M. Scaparrotin i cili është në pozitën e SACEUR që nga 3 maji i vitit 2016 (të cilën gjatë bombardimeve të vitit 1999 e ka mbajtur Gjenerali Wesley Clark). NATO është pajtuar që Wolters të jetë Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europë. Ushtarakët amerikanë që mbajnë këtë pozitë janë vizitorë të shpeshtë në Kosovë.

g.kosovari

Next Post
Komentuesit “tallen” me Monën: Jeni bërë si tek filmi “Koncert në vitin 1936”

Komentuesit "tallen" me Monën: Jeni bërë si tek filmi "Koncert në vitin 1936"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In