• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjenerali i Hekurt” bën deklaratën e fortë: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

by A R
23/11/2024 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Ukrainës, Valery Zaluzhny, ka ngritur alarmin se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur, pasi Rusia po merr mbështetje të hapur nga aleatët e saj autokratikë, përfshirë Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën.

Në një ceremoni në Kiev, Zaluzhny deklaroi se rreth 10,000 ushtarë nga Koreja e Veriut po luftojnë përkrah trupave ruse në rajonin e Kurskut, ndërsa Irani ka dërguar mbi 8,000 dronë sulmues Shahed, duke ndihmuar gjithashtu Moskën të prodhojë teknologjinë për ndërtimin e tyre.

Ai tha se këta dronë po sulmojnë në mënyrë të hapur objektiva civile dhe ushtarake. Ndërkohë, armë të prodhuara në Kinë dhe Kore të Veriut po përdoren kundër Ukrainës.

Rusia, nga ana tjetër, ka nisur sulme me raketa të avancuara hipersonike, përfshirë një raketë “Oreshnik”, e cila sipas Moskës është e pamundshme për t’u ndaluar.

Ndërsa Ukraina ka kryer sulme në brendësi të Rusisë me raketa britanike Storm Shadoë dhe amerikane ATACMS, Rusia ka raportuar humbje, përfshirë edhe të një gjenerali të lartë nga Koreja e Veriut.

Zaluzhny bëri thirrje për më shumë mbështetje perëndimore, duke theksuar se fitorja është ende e mundur nëse partnerët ndërkombëtarë rrisin ndihmën ushtarake.

Zaluzhny, i njohur si “Gjenerali i Hekurt”, u zëvendësua në shkurt, duke u pasuar nga Oleksandr Syrsky, një komandant me lidhje të ngushta me Presidentin Zelensky.

/a.r

Next Post
Brenda hotelit “fantazmë” ku dikur qëndronte John F Kennedy e Marilyn Monroe

Brenda hotelit “fantazmë” ku dikur qëndronte John F Kennedy e Marilyn Monroe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com