I ftuar në televizionin ndërkombëtar të CNN-it, ish-gjenerali amerikan, i cili ka udhëhequr edhe bombardimet e NATO-s në Kosovë, Welsey Clark ka treguar se ku kanë dështuar organizatorët e grusht shtetit.
Ai ka thënë se nj nga gabimet e tyre ishte mos arrestimi fillestar i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, transmeton Insajderi.
Ndërsa një tjetër arsye sipas Clark, ishte dhe mos bllokimi i tërësishëm i internetit.
Ai tha se tanimë puçistët do ta kenë shumë të vështirë, “pasi shumë njerëz kanë dëgjuar thirrjen e Erdogan për të protestuar në rrugë”. (b.an)