• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjenerali amerikan: Prania e ISIS në Afganistan është “shumë shqetësuese”

by Java News
13/06/2019 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, Kenneth F. McKenzie, tha se prezenca e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) në Afganistan, mbetet “shumë shqetësuese”, por nuk ka gjasa që ky grup të ndërmarrë sulme në Shtetet e Bashkuara, pasi gjendet nën presion të fuqishëm ushtarak.

Gjenerali amerikan u tha gazetarëve se grupi ekstremist “me siguri ka aspirata për të sulmuar Shtetet e Bashkuara”.

“Është mëse e qartë se për sa kohë ne të mbajmë presionin mbi ata, do ta kenë të vështirë t’i realizojnë këto plane”, tha gjenerali Kenneth F. McKenzie.

Operacionet e ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme janë nën menaxhimin e gjeneralit McKenzei. Gjatë ditëve të kaluara, ai zhvilloi vizita në Katar, Irak, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” ka cituar këtë javë, disa zyrtarë amerikanë dhe afganë të kenë thënë se grupi ekstremist e ka rritur prezencën e tij në Afganistan, duke rekrutuar pjesëtarë të rinjë dhe kanë planifikuar sulme në Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore.

Gjenerali McKenzei tha se nuk beson që IS-i ka zgjeruar aftësitë e tij, por që ende paraqet një prani të rrezikshme në Afganistan.

Disa ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë thënë se IS-i ka mijëra luftëtarë në Afganistan.

Të enjten është raportuar se së paku nëntë persona janë vrarë dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në Afganistan. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist IS.

Forcat e Shtetet e Bashkuara janë duke luftuar me pjesëtarët e IS-it në Afganistan, një mision ky i ndarë nga ndihma që amerikanët u ofrojnë forcave afgane në ballafaqimin e tyre me militantët talibanë.(rel)/l.m

Next Post
Kryemadhi mesazh Ramës: Do të ikësh nga pushteti me dhunë

Kryemadhi mesazh Ramës: Do të ikësh nga pushteti me dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In