• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjeneral Prenk Pervizi: Një histori e vjetër Mbretërie

by
05/08/2015 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Peter Tase, SHBA/

Ditët e para të Prillit e gjetën Prenk Pervizin jashtë Tiranës. Në mëngjesin e 7 Prillit, 1939, gjeneral Pervizi ishte në Korçë dhe u informua nga radiot greke për fillimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. I ndodhur pa armatime dhe trupa këmbësorie të mjaftueshme, vendos të organizojë luftën popullore me ato armë të vjetra që dispononte vetë populli, por njëkohësisht i kërkoi vazhdimisht armatime edhe palës greke.

Ndihma ushtarake greke ishte shumë e mundshme, por mungesa e vendosmërisë së mbretit Zog për të luftuar kundër fashistëve bëri që kjo iniciativë të mos instrumentalizohej. Prenk Pervizi merr urdhër për të përcjellë Mbretin Zog drejt Greqisë dhe plani i ofensivës antifashiste u harrua për momentin. Para se të dilte në Greqi, Gjen. Pervizi serisht i bëri thirrje mbretit për të lëshuar kushtrimin dhe për të filluar luftën popullore në mal, por Ahmet Zogu nuk pranon këtë propozim, me qëllimin e vetëm për të mos shkaktuar më tepër dëme në popull dhe në atë infrastrukturë të brishtë që Shqipëria kishte ndërtuar me ndihmën e kredive të ndryshme të lëshuara nga qeveria Italiane që prej vitit 1925.

Pasi e shoqëron mbretin drejt Greqisë, Prenk Pervizi kthehet në Tiranë, i njihen arritjet e shquara si strateg i ushtrisë Shqiptare dhe i jepet mundësia të mbajë një fjalim prekës përpara gjithë atyre forcave të cilat e kishin shoqëruar mbretin dhe ishin kthyer sërish në Shqipëri. Mbretërisë Shqiptare i kishte ardhur fundi pas më shumë se 14 vjetësh nën sundimin gjysmë feudal të Ahmet Zogut. Si rrjedhojë e këtyre detajeve historiografike, shumë studjues të huaj dhe vendas theksojnë se Prenk Pervizi e ndoqi nga fillimi deri në fund jetën e karrierën politike të Ahmet Zogut. Në fundin e vitit 1939, Gjen.

Pervizin e ftuan për bisedime Gjeneralët italianë, Pariani dhe Guzzoni, të cilët deklaruan se nuk do të cënonin ushtrinë shqiptare. Pervizi i sugjeron komandës italiane se ushtria shqiptare në këtë rast do të qëndronte e pavarur dhe pasive, nuk mund të merrte pjesë në veprime kundër popullit të saj, krah ushtrisë italiane. Italianët pranojnë ato kushte të një ushtrie shqiptare formale dhe Gjen. Pervizi qëndron për pak kohë në dispozicion pa komandë të veçantë.

Si kundërvënie apo karshillëk ndaj ushtrisë shqiptare, Italianët krijojnë milicinë fashiste me mercenarë që vareshin nga Ministria e Fashizmit. Pothuaj të gjithë oficerët shqiptarë nuk pranuan të inkuadrohen në forcat e milicisë fashiste. Oficerët e milicisë ishin pa shkollim përkatës dhe agjentë të huaj të regjur në shërbimet mbështetëse të regjimit fashist. Në vitet 1940 – 1941, gjatë luftës Italo – Greke, disa batalione shqiptare u përfshinë në divizionet italiane, Julia dhe Venecia. Prenk Pervizi u caktua në zonën e Korçës – Ersekës dhe Bilishtit, ku në regjimentin e tij ishte përfshirë batalioni “Tomorri” me komandant major Spiro Moisiun. Në këtë kohë lindën kundërshtime dhe ndodhën incidente me palën italiane. Në momentin kur një njësi shqiptare u dëmtua rëndë, Prenk Pervizi pati guximin e jashtëzakonshëm të kalonte frontin e luftës me makinë dhe shkoi për të takuar shqiptarët që ishin rrethuar nga forcat greke. Për fat nuk i ndodhi gjë. Mblodhi komandën shqiptare dhe u dha urdhër që të mos zbatonin asnjë vendim të komandës italiane, pa marrë miratimin e tij. Planifikoi me Major Spiro Moisiun dhe drejtues të tjerë ushtarak për të braktisur frontin sapo të shpërthente kundërsulmi i ushtrisë greke.

Ndryshe nga paraqitja e historisë në kohën e regjimit komunist, kundërsulmi ndaj italianëve u organizua dhe u udhëhoq nga Prenk Pervizi, që komandonte forcat shqiptare në atë sektor, në marrëveshje me komandantët shqiptarë e kryesisht me major Moisiun, të cilëve u dha urdhër, që të linin frontin e të tërhiqëshin në pozicione të sigurta, pa u vrarë asnjë, me përjashtim të një ushtari të plagosur lehtë. Ushtria italiane pësoi një disfatë katastrofike, sa që Gjen. Badolio do të justifikohej para Musolinit, duke thënë se disfata ishte shkaktuar nga “tradhëtia” e ushtrisë shqiptare, dhe Duçja do i transmetonte të njejtin lajm Adolf Hitlerit pak ditë më vonë. Italianët në front, u shkëputën menjëherë nga ushtria shqiptare. Badoljo shkarkohet dhe emërohet në vend të tij, gjenerali Kavalero. Prenk Pervizin bashkë me shtabin e tij e degdisën dhe e izoluan në malet e Pukës. Megjithëse u ngrit në gradën e Gjeneralit, Prenk Pervizin e nxorën në dispozicion e ia hoqën funksionet drejtuese në ushtrinë shqiptare. Ai me një grup oficerësh vendos të krijojë një rezistencë aktive në marrëveshje me major Llesh Marashin në Malësinë e Shkodrës, major Abaz Kupin në Mat dhe kolonel Muharrem Bajraktarin  në Lumë.

Në këtë moment Italia fashiste kapitullon. Në gusht 1943 Pervizi ishte i pranishëm në mbledhjen e Mukjes, ku u hodhën bazat e Bashkimit Kombëtar. Në qeverinë nacionaliste që do të formohej, Pervizi u caktua në krye të Ushtrisë Shqiptare, dhe me 8 shtator, 1943 bashkë me disa oficerë të tjerë, merr në dorëzim Komandën nga Gjenerali Dalmazzo.  Pas dorëheqjes së Gjeneral Aqif Permetit, në tetor 1943 emërohet, Ministër i Mbrojtjës me gradën Gjeneral Divisioni. Në funksionin e Ministrit të Mbrojtjes (Komandant i Mbrojtjës Kombëtare), kërkon të riorganizojë Ushtrinë Kombëtare Shqiptare dhe prezanton një projekt modern, por hasi në kundërshtimin e komandës gjermane, të cilëve u kundërvihet me vendosmëri duke mos i lejuar që të krijonin forcat SS në Shqipëri. Nga kjo mosmarrëveshje, Pervizi doli në mal bashkë me Keshillin e Lartë të Qeverisë dhe u bashkua me forcat e tjera nacionaliste, si dhe me misionin anglez, me të cilin qëndroi deri në largimin e tyre në tetor 1944, duke i mbrojtur nga sulmet e forcave naziste.

Next Post

Falimenton edhe Kim Kardashian!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In