Presidenti Joe Biden: E këshillova Ghanin të negociojë me talebanët për një zgjidhje, por nuk më dëgjoi

Presidenti amerikan Joe Biden mbron vendimin për t’u tërhequr nga Afganistani, një ditë pasi militantët talebanë marrin kontrollin e vendit.

biden

Biden është shprehur se qeveria afgane nuk e ka dëgjuar këshillën e tij, duke mos negociuar për një zgjidhje politike me talebanët.

Në fjalën e tij, Biden theksoi se “z.Ghan këmbënguli se forcat afgane do të luftonin, por rezultoi që ai kishte gabuar”.

Presidenti amerikan u shpreh se i qëndron vendimit të tij, për t’i tërhequr pas 20 vitesh trupat amerikane nga Afganistani.

Unë i qëndroj plotësisht vendimit tim“, thotë Biden.

Duke shtuar më tej se gjithmonë i ka premtuar popullit amerikan se do të jetë i drejtpërdrejt, duke pranuar se situata ka avancuar tej parashikimeve.

Amerikanët nuk mund dhe s’duhet të vdesin duke luftuar në një luftë që vetë afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre,” thotë ai.

Presidenti i SHBA-ve theksoi se nuk ka qenë kurrë një kohë e mirë për t’u tërhequr, ndërsa theksoi se marrëveshja me presidentin Trump me talebanët e zvogëloi praninë e trupave amerikane në vend nga 15 mijë e 500 ushtarë në 2 mijë e 500.

Ai theksoi se marrëveshja e Trump me talebanët, detyroi që deri me 1 maj të largoheshin trupat ushtarake amerikane nga Afganistani.

Talebanët ishin më të fortë ushtarakisht që nga viti 2001,” thotë ai.

Zgjedhja që duhej të bëja si presidenti juaj ishte ose të zbatoja atë marrëveshje, ose të isha gati të kthehesha në luftë kundër talebanëve“.

Sipas tij, nuk ekzistonte asnjë marrëveshje pas datës 1 maj për të mbrojtur trupat amerikane nga talebanët.

© Panorama.al

 

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com