• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjendja mjaft e rënduar”/ Krasniqi për situatën e COVID në Kosovë: Po detyrohemi që të organizojmë shtretër shtesë

by Java News
28/08/2021 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i ShSKUK-së: Gjendja mjaft e rënduar, po detyrohemi që të organizojmë shtretër shtesë

Kosova po përballet me numrin më të madh të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Kapacitetet e klinikave që trajtojnë këto raste janë drejt përfundimit, ndërkohë që me dhjetëra persona po vdesin vetëm brenda ditës. Disa shërbime në QKUK janë pezulluar, meqë sfidë po mbetet sigurimi i shtretërve të lirë.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi bën thirrje për vaksinim, meqë shumë prej pacientëve të cilët po trajtohen janë të pavaksinuar. Ai thotë për KosovaPress se gjendja është shumë e rënduar, ndërkohë që flet për riorganizimin e klinikave.

“Gjendja është mjaft e rënduar sa i përket numrit të madh të pacientëve që po kërkojnë spitalizim. Kemi 1,139 pacientë që po marrin shërbime spitalore në shtatë spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së. Dhe ky numër ka tejkaluar tashmë numrin prej 1010 pacientëve që kemi pasur në pikun e pandemisë gjatë fund-muajit nëntor të vitit të kaluar. Po detyrohemi që të organizojmë shtretër shtesë, për të shtuar këto kapacitete. Pra, të riorganizojmë në tërësi të gjitha klinikat e QKUK-së dhe gjithë stafin shëndetësor të cilët janë në trajtimin e këtyre pacientëve”, tregon ai.

Pritjet janë që numri i pacientëve të hospitalizuar të shtohet ditëve në vijim, por Krasniqi thotë se duhet të merren masa për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Ne nuk mund të garojmë me virusin, në kuptimin e asaj se sa shumë mund të infektojë virusi. Ne nuk do të kërkojmë shtretër shtesë, por duhet të kërkojmë që të ndalet virusi. Dhe ndalja e virusit bëhet vetëm përmes vaksinimit dhe vetëm përmes respektimit të masave në mënyrë strikte nga secili qytetar i Kosovës”, shton ai.

Më tej, ai njofton se qëndrojnë mirë me medikamente dhe pajisje mjekësore, por jo edhe me numrin e mjaftueshëm të shtretërve.

“Neve na vjen keq që jemi të shtrënguar dhe duhet të pezullojmë disa shërbime, siç janë: shërbimet kirurgjike të natyrave jo emergjente, po ashtu kemi reduktuar edhe shërbimet specialistike ambulantore, diku rreth 50 për qind. Kërkojmë nga qytetarët mirëkuptim, për faktin se jemi të detyruar të shfrytëzojmë shtretërit për pacientët me COVID dhe të prioritizojmë sëmundjet të cilat janë të natyrës urgjente”, deklaron Krasniqi.

Ai rendit shkaqet që ndikuan në rritjen e këtyre rasteve me infektime, duke theksuar se ka pasur lirim të pakontrolluar të masave.

“Lirimi i masave gjatë tre muajve të kaluar, relaksimi i tërësishëm i të gjithë neve pa përjashtim, ahengjet, dasmat, lokalet, klubet e natës, ardhja e diasporës, shkuarja e qytetarëve të Kosovës jashtë Kosovës, të gjitha këto kanë ndikuar”, thekson ai.

Krasniqi flet edhe për mundësinë apo jo të infektimit gjatë vaksinimit.

“Të gjitha të dhënat e deritanishme ekzistuese të bazuara në shkencë, jo vetëm për COVID-in, por pothuajse asnjë vaksinë nga viruset e vdekur apo të mbytur që nuk prodhohen nga viruset e gjallë nuk mund të infektojë njeriun me atë virus. Pra, edhe vaksina Astra-Zeneca dhe Pfizer të dy llojet që përdoren te ne, nuk janë vaksina që prodhohen nga viruset e gjalla, andaj edhe nuk ka mundësi që njeriu të infektohet gjatë vaksinimit. Është e pritshme dhe njeriu mund të infektohet disa ditë para vaksinimit, qoftë edhe disa ditë pas vaksinimit pasi që e dini që vaksina prodhon krijimin e antitrupave dhe organizimit i duhen 7 ditë apo 14 ditë për krijimin e antitrupave”, sqaron Krasniqi.

Ai ka apeluar të gjithë që të respektojnë masat në fuqi dhe të vetëdijesohen për mbrojtjen e shëndetit të tyre.

Kujtojmë se në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar janë ri-funksionalizuar shtatë njësi anti-covid. Gjatë ditës së djeshme kanë humbur betejën me këtë virus 16 persona, mbi 2000 të tjerë janë infektuar, ndërsa mbi 15 mijë janë vaksinuar me dozë për mbrojtjen nga virusi.

g.kosovari

Next Post
FOTO / Mes Matit dhe Mirditës, vizitorët po zbulojnë shpellat dhe ujëvarat “e panjohura”

FOTO / Mes Matit dhe Mirditës, vizitorët po zbulojnë shpellat dhe ujëvarat "e panjohura"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com