• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Gjendja e Papa Franceskut, komplekse”, Vatikani: Ka pneumoni bilaterale

by S T
18/02/2025 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku, i shtruar në spitalin Gemelli që prej së premtes së kaluar, vuan nga një “pneumoni bilaterale” dhe gjendja e tij klinike “vazhdon të paraqesë një situatë komplekse”.

Kjo është ajo që u komunikua këtë mbrëmje nga drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, bazuar në analizat laboratorike dhe radiografinë e kraharorit të Papës, duke përshkruar kështu një situatë që nuk mund të mos quhet shqetësuese.

“Infeksioni polimikrobial, i shfaqur në një kuadër të bronkiektazisë dhe bronkitit astmatik, dhe që ka kërkuar përdorimin e terapisë antibiotike me kortizon, e bën trajtimin terapeutik më kompleks,” u shpjegua për gazetarët.

Skaneri i kraharorit, të cilit iu nënshtrua Ati i Shenjtë pasdite, i kërkuar nga ekipi shëndetësor i Vatikanit dhe ai i Fondacionit Poliklinik ‘A. Gemelli’, tregoi zhvillimin e një pneumonie bilaterale, e cila ka kërkuar një terapi shtesë medikamentoze,” u shtua më tej.

Megjithatë, Papa Françesku “është me humor të mirë”.

Sot, Ati i Shenjtë mori Eukaristinë dhe gjatë ditës e alternoi pushimin me lutjen dhe leximin e teksteve.

“Ai falënderon për mbështetjen që ndjen në këtë moment dhe kërkon, me mirënjohje, që të vazhdohet të lutet për të,” bëri të ditur Bruni.

Lajmi i rëndë i këtyre informacioneve të mbrëmjes erdhi pasi Papa kaloi natën e katërt në Gemelli në mënyrë të qetë, ndërsa gjatë ditës ishte pritur me padurim ndonjë përditësim mbi gjendjen e tij mjekësore.

Në fakt, nuk flitet më vetëm për një “infeksion polimikrobial të rrugëve të frymëmarrjes”, por për një pneumoni bilaterale, padyshim shqetësuese për një 88-vjeçar me shëndet tashmë të brishtë. Konfirmohet gjithashtu se qëndrimi i Papës në spital nuk do të jetë i shkurtër. Për këtë arsye, të gjitha angazhimet e tij janë anuluar, përfshirë audiencën e përgjithshme të nesërme dhe deri të dielën, kur mesha për Jubileun e Diakonëve do të kremtohet nga kryepeshkopi Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit për Ungjillizimin dhe organizator i Vitit të Shenjtë, të cilin Papa e ka autorizuar gjithashtu për shugurimin e diakonëve të rinj.

Ende nuk dihet nëse dhe në çfarë forme Françesku do ta mbajë lutjen e Engjëllit të së Dielës: javën e kaluar teksti u përgatit dhe më pas u shpërnda.

Gjithsesi, Papa, i përshkruar vazhdimisht si “me humor të mirë” nga ata që janë pranë tij, nuk i lë pas dore zakonet e tij përveç “pushimit absolut” që i është rekomanduar.

Mbrëmë, për shembull, rreth orës së darkës, ai nuk nguroi të telefononte famullinë e Familjes së Shenjtë në Gaza, një zakon i përditshëm prej muajsh për t’i treguar afërsinë komunitetit katolik në Rripin e Gazës.

Për më tepër, ai vazhdon të përmbushë detyrat e tij si drejtues i Kishës, ndonjëherë edhe në çështje të ndërlikuara. Sekretarët e tij lëvizin vazhdimisht midis dhomës së tij në katin e dhjetë të Gemelli-t dhe Vatikanit, duke i sjellë dokumentet që duhet të shqyrtojë.

Përveçse dërgoi një mesazh për Fakultetin Teologjik të Trivenetos në 20-vjetorin e themelimit dhe hapjen e vitit akademik, ai pranoi dorëheqjen e ipeshkvit të dioqezës së Baie-Comeau në Kanada, Monsinjor Jean-Pierre Blais, dhe emëroi si pasardhës të tij At Pierre Charland, i cili deri më tani ka shërbyer si ministër provincial i Françeskanëve të Kanadasë./ ANSA

Next Post

A jemi në fund të epokës së drejtësisë së varur nga ambasadorët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In