• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjendja e jashtëzakonshme shtyhet deri më 23 qershor/ 5 liritë themelore që do vazhdojnë të jenë të privuara

by Java News
21/04/2020 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të vazhdojë të jetë nën regjimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në datën 23 qershor.

Qeveria ka vendosur që ta zgjasë këtë gjendje dhe ta shtrijë përtej 25 prillit, që ishte dhe afati i vendosur në vendimin e marrë më 24 mars, kur u shpall për herë të parë gjendja e fatkeqësisë natyrore, për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Në mbështetje të neneve 100 dhe 174, pika 2, të Kushtetutës dhe të shkronjës ‘d’ të nenit 18 të ligjit nr. 45/2019 të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendim nr. 243, datë 24.03.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për shpalljen e Gjendjes së fatkeqësisë natyrore’, deri në datën 23.06.2020. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kjo vendimmarrje e qeverisë, faktikisht u paralajmërua edhe nga Kryeministri Rama në një komunikim në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme. Rama siguroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet përtej datës 24 prill, që u vendos fillimisht nga Këshilli i Ministrave në vendimin 24 marsit.

TË DREJTAT QË KUFIZOHEN

Janë 6 të drejta dhe liri themelore të njeriut që garantohen nga Kushtetuta, të cilat për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, qytetarët shqiptarë nuk do mund t’i gëzojnë. “Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve”, thotë vendimi i qeverisë. Specifikisht, të drejtat e banesës dhe kontrolleve brenda saj i mohohen të gjithë qytetarëve gjatë regjimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore ”

1. Paprekshmëria e banesës është e garantuar.

2. Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të, mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj.

3. Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik”, thuhet në nenin 37 të Kushtetutës.

Por edhe të drejtat e zgjedhjes së vendbanimit, apo të largimit nga Shqipëria, ndalohen.

“1. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin, si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit.

2. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”, thotë neni 38 i Kushtetutës. Ndërkaq, në pikën 4 të nenit 41 të Kushtetutës i ndalohen të drejtat e pronës: “Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”.

Edhe një nen shumë i rëndësishëm i Kushtetutës që trajton lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur punën anulohet gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore. ”

1. Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional.

2. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës”, thuhet në nenit 49. Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore bie edhe neni 51 i Kushtetutës që garanton të drejtën për protesta, tubime ose greva për të kërkuar të drejtat e tyre.

Për shkak të këtyre privimeve që i bëhen të drejtave të njeriut gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, qeveria shqiptare u detyrua që të tërhiqet përkohësisht nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

VENDIMI PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës“ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe ë pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak tëepidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutësderi në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e të shëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.

Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështjetë fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat ejashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:
a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;
ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;
ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithëmasat parandaluese për të evituar infektimin;
g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.
6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

2a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë sështetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;
c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimindhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;
ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuaranga fatkeqësia natyrore;
d) të kufizojnë organizimin e grevave;dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje menevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimine të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;
ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjescivile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën përtë ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;
d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes sëfatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:
a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekinprocedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat embrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen nëdetyra tëveçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën përtë ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

7. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Përparandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktinnormativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçantaadministrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.

8. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionetshtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Next Post
”PD kontratë lobingu 60 mijë dollarë në SHBA”, Balla: Shqipëria në luftë me Covid-19, Basha paguan për ta nxirë

”PD kontratë lobingu 60 mijë dollarë në SHBA”, Balla: Shqipëria në luftë me Covid-19, Basha paguan për ta nxirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro, policia: 42-vjeçari i ka përfituar nga droga

Shpërndanin drogë afërsi shkollave në Tiranë, lihen në burg 14 të arrestuarit

April 24, 2026
BE miraton zyrtarisht kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton zyrtarisht kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

April 24, 2026
Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

April 24, 2026
“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

April 24, 2026
Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

April 24, 2026
Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

April 24, 2026
Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

April 24, 2026
“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

Si ndodhi zjarri te “Farmacia 10”, hetuesit marrin në pyetje 5 fëmijët që dyshohen se e nisën

April 24, 2026
1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale

Deri më 19 maj faza e parë e aplikimit për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësoni

April 24, 2026
Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë të PD kërkojnë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kuvendi shpall dy vende vakante në KLGJ për pedagogët e Drejtësisë, kushtet dhe afatet e aplikimit

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In