• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjendet vendodhja e Beketit në Angli, por Interpol nuk e arreston

by Java News
26/09/2015 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italiani Francesko Beketi i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare është lokalizuar nga agjentët e Interpolit në Londer. ABC News ka mësuar se zyra e Inteprol­Tiranës, më datë 26 gusht ka njoftuar prokurorinë shqiptare se italiani Beketi është lokalizuar shume prane pallatit mbreteror “Bakingam Palas”, por pa specifikuar adresën konkrete. Në shkresë, nuk jepen arsyet se pse italiani Beketi nuk arrestohet nga drejtësia angleze, në zbatim të urdhërit të lëshuar nga drejtësia shqiptare.

Nga ana tjetër, avokati i Beketit, ish­prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku, ka dorëzuar një shkresë në prokurori ku saktëson adresën e banimit të klientit të tij në Angli. Në letër thuhet se ai banon në një ndërtesë 3 katëshe në rrugën “Waverton Street” të londrës qendrore. Nga një kërkim i thjeshtë i kryer nga ABC News në Googel, rezulton se adresa e dhënë nga avokati i Beketit është një ndërtesë 3 katëshe, e cila në vitin 2013 ishte në shitje me vlerë 22 mln paund së bashku me arredimin brenda saj. Por, nuk jepen detaje se kush është blerësi apo pronari i kësaj ndërtese luksoze. Ndërkohë, pas kerkeses se shqiperise interpoli Italian, ka konfirmuar se biznesmeni Beketi nuk ndodhet brenda territorit të shtetit te tyre. Burimet pranë prokurorisë së Tiranës, thanë per ABC News se në adresën e dhënë nga avokati, italianit Beketi i janë dërguar vendimi i masës së sigurisë si dhe vendimi i ngritjes së akuzave zyrtare.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 1 muaj, posta shqiptare dhe ajo anglezë nuk ka konfirmuar marrjen e këtyre vendimeve nga italiani I shpallur në kërkim. Për këtë fakt, prokuroria ka kërkuar nga Gjykata ta deklaroje Beketin sit e larguar, për të vazhduar procedurat e hetimit në mungesë. Kërkesa e prokurorisë nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës, duke sjell kështu vështirësinë proceduriale të hetimit. Nga ana tjetër, prokuroria ka marrë konfirmim nga posta që nëna e italianit Beketi, e dyshuara Liliana Condomiti ka marr dijeni për hetimin dhe vendimet e ngritjes së akuzave zyrtare. Sipas prokurorisë, krahas Beketit është kërkuar informacion nga interpoli edhe për administratorin e kompanive të tij, të shpallurin në kërkim Maurio De Renzi. Por sipas interpolit Italian, shtetasi De Renzi nuk është arritur të lokalizohet as në Itali dhe as brenda territorit të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo përgjigje, ka bërë që Gjykata të pranoi kërkesë e prokurorisë për vazhdimin e hetimeve në mungesë ndaj Maurio De Renzit. Sipas akuzës, italiani Beketi, nëna e tij Liliana Kondomiti, administrator i kompabive të tij Mauro De Renzi dhe disa bashkëpunëtor të tij, akuzohen për një sërë veprash penale, që nga krijimi i skemave mashtruese e deri te akuza e pastrimit të parave. Akuza për të cilat edhe janë shpallur në kërkim si dhe është vendosur sekuestrimi i gjithë kompanive të tij, mes tyre edhe televizionin Agon Channel.

Next Post

Dëmtohet Messi, dyshohet këputje legamenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In