• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjendet pasuesi i Metës në Kuvend, merr fund saga për mandatin e deputetit të LSI

by Java News
29/07/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merr fund saga e mandatit të dorëzuar të Ilir Metës. Pas tërheqjes së Ylli Manjanit dhe Ardit Çelës, ai që do të zëvendësojë presidentin Ilir Meta do të jetë sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari. I kontaktuar nga Top Channel, Braimllari ka pohuar se në momentin e parë që KQZ do t’i ofrojë mandatin e deputetit, ai do ta pranojë atë.

Braimllari do të jetë deputet vetëm për pak javë i kësaj legjislature, ndërsa ai do të jetë në Parlamentin e ri pasi është në listën e deputetëve të LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit.
Por kur çështja e mandatit të deputetit të lënë vakant pas zgjedhjes së Metës si presidenti i Republikës është zgjidhur, një tjetër mandat është kthyer në qendër të debatit.

Bëhet fjalë për mandatin e këshilltares së Bashkisë së Tiranës, Genta Mezini, e cila pak ditë më parë votoi për rritjen e çmimit të ujit dhe u përjashtua nga grupi i këshilltareve të LSI-së. Pas përjashtimit, Mezini dhe këshilltari tjetër Agim Kraja iu bashkuan grupit të këshilltarëve socialistë. Mezini rezulton e 19-a në listë, por Lindita Veliasi e ka cilësuar si të kundraligjshëm përzgjedhjen e saj, pasi ajo ishte e renditur e 17-a dhe mandati duhet t’i takonte asaj.

Por nga shkresat e Bashkisë së Tiranës drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, firmosur nga sekretari i përgjithshëm Behar Zeneli, i cili vjen nga radhët e LSI-së, thuhet qartë se Lindita Veliasi është punonjëse e Bashkisë së Tiranës dhe ka konflikte interesi e për këtë arsye nuk mund të marrë mandatin e Këshilltares. Gjithësesi, Veliasi ka vënë në lëvizje Kolegjin Zgjedhor me kërkesën e saj, i cili pritet të mblidhet të hënën për të vendosur lidhur me fatin e këtij mandati.

ma.me

Next Post
“Mos trego, do të gjejmë prapë…” Si u mor peng dhe u dhunua 54-vjeçari në Spille

Corriere Adriatico: Shqipëria një Karaibe e Mesdheut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In