• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjendet pas 8 vite e zhdukur 33-vjeçarja korçare: Ika se më kërcënuan, vajzat i kërkova por nuk mi dhanë

by Java News
09/06/2023 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 8 vitesh, merr fund historia e zhdukjes së Suela Gjonajt. Më 27 qershor të vitit 2015 braktisi dy vajzat e mitura (2 dhe 4 vjeç) në shtëpinë e prindërve në Pogradec dhe në dhomën e kunatës kishte marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë. Prindërit e saj ishin në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv ku treguan detaje rreth asaj historie kur e bija ishte njohur me dikë tjetër por sot, më në fund arritën të kishin kontakt me të.

Ata thonë që kanë bërë debate të mëdha derisa vajza një ditë la të bijat e vogla dhe shkoi në drejtim të paditur. Familjes i kishte thënë se do të merrte rrobat në Vlorë, por fqinjtë e zonës e kishin parë që të largohej me një makinë private, jo me furgonin e linjës.

“Ne menduam se ishte lidhur me një tjetër. Këtu i kam bërë presion, kemi pasur debate. Nuk kam goditur kurrë. I thashë nuk jam dakord, ke 2 vajza. Kur bëri debat herën e parë, e mori i shoqi e pranoi. I mbajta unë 6 muaj dhe më pas dolën me qira se nuk i mbaja dot. Pas 6 muajsh ikën në Vlorë. Vajza gjoja pastronte në hotele. Nga fundi punonte në një bamirësi se cfarë ishte nuk e di. Mbaroi punë tha do vij disa ditë. I shoqi bënte siç i thoshte ajo.

Ditën që iku nuk bëra debat. Na tha do iki, do më mbani vajzat se do iki të marr rrobat në Vlorë. Vajza donte të ikte dhe jam bërë pishman që nuk e kam shoqëruar. Nuk ka ikur me furgon por e kanë marrë me makinë të vogël. E mora në telefon ditën e parë, më thoshte jam në Tiranë, Durrës, dhe jemi zënë në telefon”, tha Astrit Gjona.

Por emisioni ‘Pa Gjurmë’ e ka gjetur Suelën, e cila ka krijuar jetën e saj në Maqedonisë, ku ka 2 fëmijë dhe nuk do të kthehet pas. Sipas Suelës, në vitin 2015 është larguar për në Durrës ku ka qëndruar për 3 vite derisa u njoh me bashkëshortin aktual.

Duke folur për gazetaren dhe moderatoren e emisionit Odeta Dume u shpreh se vajzat nuk i mori me vete sepse pas divorcit komunikoi me psikologen, e cila i tha se të bijat flisnin keq për të. Sipas saj, nga familja u largua se pati dhunë. Këtë gjë e mohon vetë nëna e saj, Fatmira Gjona, e cila thotë se nuk e kanë prekur me dorë.

Pas telefonatës së dytë, Suela telefonoi sërish Odetën duke i pranuar se do të ketë kontakt me to. Gjatë transmetimit live, Suela kontaktoi direkt me familjen dhe me vajzën e saj të madhe.

  • Suela: A më dëgjoni?
  • Nëna: Suela mirë je?
  • Suela: Mirë.
  • Nëna: Më njeh kush jam?
  • Suela: Jo nuk të njoh hiç.
  • Nëna: Si nuk të erdhi keq na ike na le me lot në faqe
  • Suela: Ju erdhi keq juve. Atëherë s’më ndihmuat, më latë në dorën e atyre që më përdoren.
  • Babai: Kush të la moj qene?
  • Suela: Pse nuk më besove kur të thashë që më kërcënojnë
  • Babai: Ti the do iki në Vlorë.
  • Suela: Nuk është e nevojshme me bërtit.
  • Babai: A je mirë atje ku je?
  • Suela: Mirë jam.
  • Babai: Mbarë e mirë ta bëftë zoti. Çupat që ke lënë aty i ke pjellë ti.
  • Suela: Çupat i kam kërkuar unë por nuk mi la. Fola me Nelsin e psikologen.
  • Babai: Çupat nuk i more ti. Isha vetë në gjyq kur tha se cupat duhet t’i marrë e ëma. Moj Suele, kur shohim emisione ne për ty qajmë. Të marrë burrin e të vijë te ne po të dojë.

Pas tyre zhvillon një bisedë me një prej vajzave, e cila e pyet nëse e ka marrë malli dhe më pas zgjedh të mos flasë më me të.

  • Suela: A je mirë?
  • Vajza: Mirë.
  • Suela: Motra si është?
  • Vajza: Mirë është.
  • Odeta: Të ka marrë malli për mamin?
  • Vajza: Nuk e di. E ka marrë malli mamin për mua?
  • Suela: Normal.

 

/f.stafa

Next Post
Edhe pas 250 vitesh larg, shqiptari ruan traditën dhe gjuhën shqipe në Moldavi

Edhe pas 250 vitesh larg, shqiptari ruan traditën dhe gjuhën shqipe në Moldavi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Grenlanda jonë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In