Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë ditën e sotme.
Bëhet fjalë për një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet, që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.
/a.r