Një person është gjetur i mbytur në lumin Osum në Berat mëngjesin e sotëm.
Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.
Sipas informacioneve, viktima është identifikuar si Nuri Jazi 50 vjeç.
Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
a.ç