Policia e Vlorës njofton se dje rreth orës 15:54, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati, Policia ka konstatuar një kafkë koke njeriu të dekompozuar.
Nga kqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.
Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”./a.m.