Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur në Vushtrri, ku shkaku dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur”.
Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë”, ka thënë më tej ai.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.
/a.r