Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në apartamentin e bastisur nga forcat franceze të policisë, në lagjen periferike “Saint Denis” të Parisit. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet në Francë, por pa dhënë detaje mbi identitetin e saj.
Gjithashtu në vendngjarje, në një çantë dore u gjet një pasaportë me emrin e Hasna Aitboulahcenit, e reja që hodhi veten në erë, kur efektivët sulmuan banesën mëngjesin e së mërkurës.
Sipas medieve ndërkombëtare, nga të vrarët gjatë aksionit ka vetëm një të identifikuar: kreu i grupit që organizoi e ndërmori sulmet e Parisit, Abdelhamid Abaaoud.