• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjendet në Turqi lodra e vjetër që datonte pesë mijë vite më parë

by Java News
03/10/2017 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në provincën Shanliurfa të Turqisë, një nga vendbanimet më të lashta në botë, arkeologët kanë gjetur një lodër pesë mijë vjeçare si rezultat i punimeve arkeologjike në Qytetin Antik Sumatar (Sogmatar), për të cilin thuhet se është vendi ku ka jetuar profeti Musa.

Qyteti Antik Sumatar, i cili gjendet në afërsi të qarkut administrativ Eyyubiye në provincën Shanliurfa, pranohet si vendi ku ka jetuar profeti Musa, i cili atë kohë kishte ikur nga faraoni.Punimet arkeologjike në këtë zonë kanë filluar nga Departamenti i Gërmimeve pranë Muzeut të Shanliurfas, me pjesëmarrje të profesorit të arkeologjisë Yusuf Albayrak, i cili është pjesë e stafit akademik në Universitetin Harran.

Si rezultat i hulumtimeve në shumë varre te gjetura në këtë zonë pas punimeve intensive, është gjetur një qerre kuajsh lodër dhe rrotat që i përkasin qerres, si dhe një zile lodër në formë zogu.Drejtori i Muzeut të Shanliurfas, Celal Uludag, vuri theksin mbi rëndësinë e qytetit, duke rikujtuar se në këtë zonë kanë realizuar gjetje me vlerë historike.

“Gjetëm një qerre lodër dhe rrotat e kësaj qerreje. Kjo gjetje i përket Epokës së Bakrit dhe mendohet se janë bërë për fëmijët e mbretërve ose udhëheqësve. Kjo na mundëson ta kuptojmë artin e kësaj epoke, gjegjësisht, për konceptin e lojërave të fëmijëve para pesë mijë viteve”, thotë Uludag, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, profesori Yusuf Albayrak thotë se që nga viti 2012 në këtë zonë kanë realizuar kërkime, duke shtuar se në zonë në të njëjtën kohë kanë gjetur edhe një varrezë. Ai thotë se sipas hulumtimeve, Sumatar dikur ka qenë qendra e paganizmit.

“Ndërkaq, në vitin 2016 në filluam me aktivitetet e pastrimit. Në varre rastisëm mbi një mijë gjetje, të cilat i dorëzuam në muze. Varret janë bërë në fillim të Epokës së Bronztë, domethënë pesë mijë vite më parë”, tha Albayrak, duke shtuar se varret qe kanë zbuluar janë ndryshuar me ardhjen e romakëve sipas arkitekturës së tyre.

“Në vitin 2017, ne morëm leje për gërmime. Punuam për një muaj në maj, ndërsa tani punimet vazhdojnë prej 15 ditësh. Deri më tani kemi hapur 45 varre, ndërsa kemi gjetur tre varre që nuk janë hapur madje as nga romakët. Në një nga këto varre ne gjetëm një qerre kuajsh miniaturë me katër rrota. Këtë e emëruam si lodër fëmijësh.

Po ashtu, ne gjetëm edhe një zile në formë zogu”, tha Albayrak.Albayrak theksoi rëndësinë e kësaj gjetjeje, duke shtuar se synojnë të bëjnë edhe zbulime të tjera të rëndësishme, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse të gjithë janë dakord me ambasadorin Lu?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In