Një person i identifikuar si Hekuran Gjoka 53 vjeç është gjetur pa shenja jete në Sarandë. Nga informacionet e para, trupi i pajetë është gjetur në lagjen nr.1 të qytetit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Viktima është banor i fshatit Vane në Delvinë dhe nga këqyrja e trupit rezulton që nuk ka shenjë dhune.
Ndërkohë trupi i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit të qytetit.
g.kosovari