• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjendet në morgun e Barcelonës zemra e Saimir Sulës! Pritet dorëzimi tek familjarët e të ndjerit

by Java News
27/05/2023 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është gjetur zemra e Saimir Sulës, shqiptarit i cili ndërroi jetë në rrethana misterioze në një spital në Spanjë, pasi u infektua me virusin Covid-19.

Gjykata e Apelit në Spanjë ka vendosur të kthejë për autoritetet shqiptare zemrën e sekuestruar të ndjerit Saimir Sula. Ky vendim i hap rrugë kërkesës për kthimin e zemrës, e cila në javët në vijim pritet të merret zyrtarisht nga një grup hetuesish shqiptarë dhe t’i dorëzohet më pas familjarëve.

Megjithatë ende nuk dihet nëse familjarët e Sulës do t’i bashkohen grupit hetimorë në marrjen në dorëzim të zemrës. Më pas, çështja do të shoqërohet me një tjetër procedurë ligjore në Tiranë, atë të lejes për zhvarrosjen e të ndjerit dhe bashkimin e trupit me zemrën, sic u mesua nga emisioni “Fact Check” ne mcn.

Pas më shumë se tre vitesh merr fund historia që tronditi opinionin publik në Shqipëri, ku një i ri shqiptar erdhi i pajetë nga Barcelona, Spanjë dhe atij i mungonte zemra. Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh. I riu shkoi në spital në Spanjë, pasi ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit, por ndërroi jetë në spital. E motra, Majlinda nuk e pranoi versionin e spitalit sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj dhe kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri, ku edhe iu bë një ekspertizë e dytë nga e cila u mësua se trupi kishte mbërritur pa zemër.

Edhe sot e kësaj dite familja e viktimës pohon se ende nuk e dinë se çfarë i ndodhi Saimirit atë natë, dhe pse trupi mbërriti në Tiranë pa zemër.

Mediat spanjolle ka kontaktuar me Spitalin del Mar, nga ku nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë deklaratë, megjithatë hetimet kanë nisur edhe pse ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për të mbyllur dosjen e për të vendosur drejtësinë në vend./m.j

Next Post
FOTO/ “Mishi kokërr”! Luizi projekt muzikor me Elgit Dodën?

FOTO/ “Mishi kokërr”! Luizi projekt muzikor me Elgit Dodën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com