Policia greke ka arrestuar një shqiptar pas akuzave për posedim e trafik droge.
34-vjeçari ra në prangat e autoriteteve fqinje pasi këta të fundit zbuluan se në banesën e tij në ishullin Rodos ai fshihte kokainë.
Nga kontrolli në gropat nëntokë që hapnin dhe në shtëpinë e shqiptarit u sekuestruan 312 gr kokainë. Për këtë operacion ndihmuan edhe qentë e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu 50 gr ksilokaine, 1700 euro, 1 makine e dy motora.
Policia është vënë në ndjekje të bashkëpunëtorit të tij 33 vjeç.
