Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në rrugë, në unazën e qytetit të Korçës.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë gjetur trupin e pajetë, duke lajmëruar policinë.
Zbulimi është bërë në lagjen nr.18, ndërsa paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për 65-vjeçarin Ll.Kuqali.
Lidhur me rrethanat e vdekjes së tij hetimet janë në vijim.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.
g.kosovari