Një person është gjetur i vdekur paraditen e sotme, në banesën e tij në Lezhë.
Më konkretisht rreth orës 11: 30, në fshatin Gajush, Lezhë është gjetur i vdekur Nikoll Dida, 69 vjeç, banues në Gajush.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i moshuari është vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.