Këngëtari i njohur nga Fieri, Vilson Shaho është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Ishin të afërmit që gjetën trupin e pajetë të artistit të njohur. Dyshimet e të afërmve lindën pasi për ditë me rradhë nuk e panë atë të dilte nga banesa.
Pasi shkuan atje, ata u gjendën para trupit të pajetë të këngëtarit.
Policia ka shkuar në banesën e tij dhe nga verifikimet paraprake rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Shaho i përket brezit të këngëtarëve të vjetër, pasi ka marrë pjesë dhe në Festivalin e 1-rë të Interpretuesve, në vitin 1983, këngë të cilën po e sjellim më poshtë./a.m.










