Një person është gjetur i plagosur me thikë në kraharor rreth mesnatës. Shtetasi J.G 28 vjeç është gjetur nga policia pranë rruges në fshatin Portëz. Mësohet se 28 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.
Dyshohet se ka qenë një sherr mes dy të rinjve i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Aktualisht i riu ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.
E.Xh./