Roja i pikës së kolaudimit të automjeteve në Fier, është gjetur i pajetë në vendin e punës.
Policia bën të ditur se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10, në lagjen “1 Maji” Fier, tek pika e kolaudimit të mjeteve, është gjetur i vdekur G.H, 65 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.d