Një person është gjetur i pajetë pranë lumit Shkumbin.
Trupi i pajetë është gjetur në zonën e Shushicës, Elbasan.
Policia ka shkuar në vendgjarje dhe nga verifikimi paraprak bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç.
Ende nuk ëstë zbuluar identiteti i tij.
Në trupin e 50-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Po hetohet ngjarja, ndërsa paraprakisht dyshohet për vdekje aksidentale.
/a.r