Një vajzë e re është gjetur e vdekur në banesën e saj, në Prishtinë.
Zbulimi i rëndë është bërë mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Agim Ramadani”, ku viktima është një vajzë 31 vjeçe.
Nuk dihen ende rrethanat që i kanë marrë jetën së resë, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
Policia tha zyrtarisht se më datën 13 maj në ora 21:00, policia ka marrë një informacion për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
g.kosovari