Policia ka konfirmuar se Mis Brazil i vitit 2004, Fabiana Niclotti është gjetur e vdekur në Gramado të Brazilit.
Inspektori i policisë braziliane, Gustavo Barcelos, tha se trupi i pajetë i modeles është gjetur në banesën e saj.
Sipas tij, vëllai i saj e telefonoi policinë, pasi ajo nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike.
Barcelos pohoi se ‘në trupin e saj nuk kishte asnjë plagë apo asnjë shenjë të hyrjes me forcë ose dhunë në apartamentin e modeles 31-vjeçare”.