• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjendet blloku me klientët VIP që i “forti i Myslym Shyrit” u shiste kokainë

by Java News
14/07/2016 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Cukali, i arrestuar tri ditë më parë me akuzën se ishte kreu i grupit të shitjes së kokainës së pastër në Tiranë, përdorte një emër të rremë.

Për të larguar dyshimet që normalisht ngrinte emri i tij, “i forti i rrugës ‘Myslym Shyri’” kishte siguruar dokumente identiteti dhe një patentë me emër të rremë. Cukali ka marrë kartë identiteti me emrin Ergi Hoxha, që prej majit të vitit 2012. Me këtë identitet, Gjergj Cukali lëvizte lirshëm si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, pasi kishte arritur të siguronte edhe një patentë.

cukali dokumente

Tashmë ndaj 37-vjeçarit është ngritur gjithashtu edhe akuza e “falsifikimit të dokumenteve”. Tri dokumentet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë.

BLLOKU ME KLIENTËT E KOKAINËS

Në vazhdim të hetimeve, mësohet se në banesën e “financieres” së grupit të drogës, që drejtohej nga Gjergj Cukali, Policia e Tiranës ka gjetur edhe një bilanc tjetër, veç atij të shitjes së dozave të kokainës.

Bëhet fjalë për një bllok me emrat e 15 personave, që kishin lënë peng çelësat e makinës, pasi nuk kishin paguar paratë e drogës që kishin blerë te Vjollca Gjoka. Burime nga Policia thanë se këta persona kanë nisur të thirren dhe të merren në pyetje një nga një në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gjatë fazës së hetimeve ishte zbuluar se grupi që drejtohej nga i ashtuquajturi “i forti i ‘Myslym Shyrit’”, përveç shitjes për persona të rastësishëm, kishte krijuar edhe “klientë” të rregullt.

Ata mund të merrnin sasi të ndryshme kokaine edhe pa para. Por, në rast se shlyerja e parave nuk kryhej brenda muajit, ata duhej të linin një garanci te Cukali, derisa të bënin pagesën.

Kryesisht si garanci dorëzonin çelësat e makinave. Policia tha dje se 15 çelësa të tillë makinash, që ishin lënë peng për paratë e drogës, u sekuestruan gjatë operacionit. Sipas Policisë, ka dyshime se Gjergj Cukali dhe bashkëpunëtorët e tij kishin grumbulluar aq kapital me para të përfituara nga shitja e kokainës, sa që jepnin edhe para me fajde, si edhe në shumë raste jepnin kokainë pa para, por në këmbim mbanin peng mjete luksoze.

Burimet thanë se persona të ndryshëm, disa prej tyre të konsideruar si klientë “VIP”, për shkak se kishin biznese të ndryshme, shkonin te Cukali për të marrë kokainë pa para dhe linin tek ai makina luksoze si garanci për të kryer pagesën në fund të çdo muaji.

Për këtë arsye, bashkëpunëtorja më e afërt e Cukalit, Vjollca Gjoka, mbante një listë të borxhlinjve të drogës. Në këtë formë grupi hetimor duket se ka dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shitjes së drogës nga Gjergj Cukali./Panorama/a.k

Next Post

Washington Post: PD ka qenë që në fillim kundër reformës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In