Policia ka gjetur vajzën e zhdukur mbrëmë pas një zjarri që ra në shtëpinë e saj, në fshatin Guri i Zi, në njësinë Arras të Dibrës.
17-vjeçarja ishte zhdukur pasi shtëpia u shkrumbua. Fqinjët i thanë policisë se ajo ishte frikësuar. Policia kontrolloi për disa orë zonat përreth dhe bën me dije se vajza u gjet shëndoshë e mirë gjatë mëngjesit në qytetin e Peshkopisë.
Ajo është bashkuar me prindërit, të cilët nuk ishin në fshat kur ndodhi ngjarja.
Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike./a.m.