Dy adoleshente nga Durrësi, kushërira me njëra tjetrën, të cilat ishin zhdukur një ditë më parë u gjendën në Lushnje nga ana e policisë së shtetit. Përpara se të largoheshin nga shtëpia, vajzat kishin lënë një letër poshtë jastëkut se do të iknin në Angli.
Vajzat A.R 16 vjeç dhe kushërira një vit më e vogël me inicialet Sh.H u gjetën nga policia e Lushnjes dhe do të dërgohen në Durrës.
Ishte babai 58-vjeçar i njërës prej tyre i cili denoncoi në polici zhdukjen e adoleshenteve.