• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjenden foto “kompromentuese” dhe silenciator në shtëpinë e të dyshuarit për “snajperistët e Sarajevës”

by A R
18/06/2026 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fotografi që e paraqet me pajisje teknike, e konsideruar nga hetuesit si “domethënëse”, si dhe një silenciator, janë sekuestruar këtë të enjte në banesën e njërit prej katër personave nën hetim për vrasje në kuadër të çështjes së të ashtuquajturve “snajperistët e fundjavës” në Sarajevë gjatë viteve ’90.

Sekuestrimet janë rezultat i një kontrolli të kryer nga karabinierët e ROS-it me urdhër të prokurorit të Milanos, Alessandro Gobbis, dhe kryeprokurorit Marcello Viola, në shtëpinë e një 64-vjeçari që banon në provincën e Alessandrias.

Burri, ish-punonjës i administratës komunale në Genova, akuzohet së bashku me tre persona të tjerë për vrasje me paramendim, të rënduar nga motive të ulëta, pasi dyshohet se kanë vrarë civilë të pambrojtur, mes tyre gra, të moshuar dhe fëmijë, duke qëlluar me pushkë precize nga kodrat përreth Sarajevës gjatë rrethimit të qytetit nga forcat serbo-boshnjake.

Gjatë marrjes në pyetje disa kohë më parë, ai kishte zgjedhur të mos u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, ndërsa avokatja e tij kishte deklaruar se “gjithçka është e sajuar”. Kontrolli i sotëm bazohet në dëshmitë e ish-bashkëshortes dhe ish-partneres së tij.

“Ma shpjegoi se kishte ato makthe sepse në të kaluarën kishte vrarë njerëz. Më tregoi se kishte shkuar në Bosnjë për të luftuar gjatë luftës së viteve ’90. Më tha se nisej nga Milano me avion dhe se me të udhëtonin persona që shkonin fundjavave për të bërë rolin e snajperit dhe për të qëlluar mbi myslimanët”, ka deklaruar ish-partnerja në procesverbal.

Gruaja ka treguar gjithashtu se ai i kishte folur për posedimin e një silenciatori për armë dhe se ruante me shumë kujdes një lejekalim për zonat e luftës, si dhe një fotografi ku shfaqej me veshje ushtarake jo konvencionale.

Sipas dëshmisë së saj, në pjesën e pasme të fotografisë ndodhej një mbishkrim në gjuhë të huaj që shërbente si autorizim për hyrjen në zonat e luftës. Ajo ka pretenduar gjithashtu se në fotografi kishte shenja që korrespondonin me personat e vrarë gjatë luftimeve, “rrathë ose vija, si një lloj numërimi”.

Nga ana e tij, 64-vjeçari u ka thënë hetuesve se fotografia nuk e paraqet atë, por është një prerje gazete me një ushtar alpin në dëborë në Norvegji. Sa i përket silenciatorit, ai ka deklaruar se e kishte blerë rreth 20 vite më parë në Francë dhe e kishte sjellë në Itali në një periudhë kur kjo lejohej, duke pranuar se gabimi i tij ishte mosdeklarimi i tij pranë autoriteteve.

Sipas hetuesve, fotografia e sekuestruar mund të ndihmojë në përcaktimin e periudhës historike kur është realizuar, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për silenciatorin. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe objekte të tjera, por ato nuk janë sekuestruar pasi janë konsideruar më pak të rëndësishme për hetimin. Mes tyre ndodhen një thikë prerëse me simbol svastike, si dhe dokumente dhe trofe që tregojnë se i dyshuari ushtrohej në poligon qitjeje.

Aktualisht, në hetimin e Prokurorisë së Milanos janë katër persona nën hetim: përveç 64-vjeçarit të kontrolluar sot, bëhet fjalë për një ish-shofer kamioni 80-vjeçar nga Friuli, një sipërmarrës 64-vjeçar që jeton në Brianza dhe një person nga Toskana. Tre të parët janë marrë tashmë në pyetje nga prokurorët dhe kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të bazuara në rrëfime të dëgjuara nga të tjerë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

November 25, 2026
Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

November 25, 2026
Champions League/ Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, katër gola dhe ngjitje në klasifikim! Fiton edhe Vilareali

Champions League/ Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, katër gola dhe ngjitje në klasifikim! Fiton edhe Vilareali

November 25, 2026
Alkooli, droga, cigaret… Ku renditen shqiptarët për shpenzimet për ‘vese’

Shqiptarët, më jetëgjatët në rajon! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi mesatare prej 80,1 vjetësh

November 25, 2026
Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

November 25, 2026
Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

November 25, 2026
Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

November 25, 2026
BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

November 25, 2026
“Situatë e rëndë institucionale”- Avokati Ndreca nga Burgu i Fierit: Nuk më lejojnë të takohem me Veliajn, do i drejtohem Gjykatës për ndërhyrje!

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

November 25, 2026
“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In