Një shtëpi bari është zbuluar këtë të enjte pas një operacioni të policisë së Elbasanit.
Bëhet me dije se ambienti ku zhvillohej kjo veprimtari e jashtëligjshme dyshohet se është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa i cili po ashtu është shpallur në kërkim.
Raportohet se janë gjetur mbi 4000 rrënjë kanabisi në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.











