• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjen zarfin me 200 dollarë, shqiptari ia kthen të zotit

by A R
04/12/2015 06:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një çift amerikan ka marrë mbrapsht zarfin e humbur me 200 dollarë, falë një shqiptari që e ka gjetur dhe ua ka kthyer.

Pjetër Palushaj, një emigrant shqiptar me banim në Bronx, e ka gjetur dhuratën e nisur për çiftin e sapomartuar dhe ua ka dhënë sërish.

Palushaj po udhëtonte me makinë së bashku me gruan e tij Liza, vajzën 10 vjeçe, Lena, dhe djalin 5-vjeç Kol. Për shkak të trafikut, ai zgjodhi një rrugë më të shkurtër dhe ka ndaluar në momentin që ka parë një letër të fluturonte në anë të rrugës.

Letra në fakt ishte një zarf me 10 kartëmonedha 20-dollarëshe, e cila ishte adresuar për Dave dhe Teresa, një çift të sapomartuarish.

“E di se dikush ka punuar fort për t’i fituar ato para”, tha Palushaj, i cili e ka kuptuar vlerën e punës së ndershme që në vitet e para të jetës. Ai është një nga shtatë fëmijët e një familjeje shqiptare të vendosur në Bronx kohë më parë.

Ai thotë se e bëri këtë për t’u mësuar fëmijëve sa e rëndësishme është të bësh gjënë e duhur.

“Çfarë nuk është e imja, nuk është e imja. Nuk e çova kurrë nëpër mend t’i mbaja”, thotë Palushaj.

Pasi i ka gjetur paratë, ai ka nisur kërkimet në “Facebook” për të gjetur personat që kishin emrin në zarf. Pasi ka parë se njëra prej grave që kishin të njëjtin emër, i ka shkruar një mesazh, i cili ka përfunduar në kategorinë “others”.

Kjo ka bërë që të kalojë shumë kohë, derisa nusja të kontrollojë krejt rastësisht mesazhet që i kishin dërguar njerëz që nuk i kishte miq në rrjetin social.

Ajo ka kontaktuar me familjen e shqiptarit Palushaj dhe të dy palët janë takuar. Palushaj thotë se ndihet i lehtësuar se arriti t’i kthente paratë dhe njëkohësisht t’u jepte fëmijëve një mësim të mirë.

Ndërsa nusja, pasi ka marrë paratë, është shprehur se “nëse nuk do të më kishte ndodhur mua kjo gjë, nuk do ta kisha besuar se njerëz të tillë ekzistojnë”.

Next Post

Horoskopi 4 dhjetor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com