• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Zemërimi i qytetarëve i ligjshëm!

by Ardit Rada
09/12/2020 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në studion e lajmeve në News24 komentoi live protestën e sotme pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic. Gjekmarkaj tha se zemërimi i sotëm i qytetarëve ishte i ligjshëm.

“Unë nga kjo protestë kuptoj që në shoqërinë shqiptare ka kudo zemërim. Është një zemërim i ndërtuar kohë pas kohe, nga shumë faktorë, nga trysnia politike, nga gjuha politike, nga padrejtësitë sociale dhe shpeshherë kam menduar dhe mendoj edhe sot se mjafton një shkëndijë, në këtë rast ishte një shkëndijë tragjike, vrasja e një njeriu të pafajshëm që të nxjerrë njerëzit në rrugë.

Pushteti nuk e ka kuptuar këtë. Me arrogancën politike, me gjithë përkëdheljet që i vijnë nga të qenit në pushtet, nga gjithë aradha e madhe që i fërkon shpinën ka pasur një ndarje të tij me shoqërinë dhe Shqipërinë normale. Është një zemërim i ligjshëm, nuk e di ku duhet të shkojnë konturet e një zemërimi të ligjshëm. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Policia nuk duhet të vrasë. Nëse ti vret të dënon gjykata me burgim të përjetshëm, por s’ka dënim me vdekje”,- tha analisti.

Ai tha ndër të tjera se përgjegjësitë janë ligjore, morale dhe politike.

“Shoh disa përgjegjësi, ligjore që shkon tek strukturat e policisë tek hierarkia që të con tek ajo se si rekrutohen policët në Shqipëri? kush i trimëron policët që ai shkon e çon dorën direkt tek revolveri. Si trajnohen policët në Shqipëri? Si menaxhohen ngjarje të tilla në raport me transparencën? Shoh errësire rreth kësaj ngjarje. Kjo të lë të kuptosh se dikush do të përfitojë politikisht, ta shtëmbërojë dhe përdor. Shoh edhe përgjegjësi morale dhe politike që janë të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Nuk jam nga ata që besoj se Sandër Lleshaj ka dhënë urdhër për vrasje, as se urdhri është dhënë nga Rama, ishte një rastësi fatkeqe. Por gjuha e përdorur prej tyre që kur opozita dogji mandatet dhe doli në protesta ka qenë e njëanshme, kërcënuese, një gjuhë që vë një pjesë kundër tjetrës, që i ndan shqiptarët në të mirë dhe të këqij, në shqiptarë patriotë dhe tradhtarë. Nuk është kështu. Shqiptarët janë njësoj cilësorë apo të keqij, me vese dhe virtyte, socialistë apo demokratë, jemi pak, vend i vogël. Nuk ka vend për kaq urrejtje e përçarje. Fatkeqësi është se kjo përçarje është gjithmonë me qëllim politik për të mbajtur pushtetin e dominuar mbi tjetrin. Për këtë të mbajnë përgjegjësi kryeministri dhe ministri Lleshaj.

 

Kryeministri nuk është shprehur ende, ky është një skandal më vete. Nuk më rezulton, nuk dua të jem abuzues por nuk shoh të ketë bërë ndonjë nga ato statuset, të jetë shprehur për të ulur zemërimin e ligjshëm të familjarëve apo shokëve të Klodianit, apo për të ndihmuar transparencën, se kush është përgjegjës, mund të jetë polici apo hierarkia që e ka ndihmuar. të dalin para drejtësisë. Njerëzit po kërkojë drejtësi. Nuk më duket si organizim politik, duket shpërthim i natyrshëm përtej partive. Është një Shqipëri e lënduar dhe e zemëruar.

 

I pyetur nëse ministri Lleshaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen, Gjekmarkaj u shpreh: “Ai nuk e ka veten në dorë, është instrument në duart e kryeministrit. Ai pret çfarë vendimi do marrë Edi Rama, mendoj që duhet të burrërohej dhe të jepte dorëheqjen. Do i bënte nder vetes dhe vendit. Çështja është më e thellë se kaq, sepse ministrat e Brendshëm i kanë dështuar kryeministrit, ka dështuar Tahiri, Xhafaj nëse i bie edhe ky, i bie doktrina e mbrojtjes, e rendit publik e menaxhimit të sigurisë, kjo e çon kryeministrin në hezitim që të mos e dorëzojë. Ministri nuk është i lirë të veprojë”,- shtoi ai.

Next Post

Kjo e sotmja është një Shqipëri më e mirë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    ti gjithqka je vetem analist jo

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In