• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj replikon me këshilltarin e Bashës dhe justifikon PD që ka rrahur dhe fyer ish-të përndjekurit: Kush të do, të rreh

by Java News
27/08/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Gjekmarkaj ka bërë një shkrim për të djathtën dhe ish-të përndjekurit që mbështesin Partinë Demokratike.

Në hyrje të shkrimit, Gjekmarkaj pranon se PD është sjellë keq me ta, madje i ka rrahur dhe fyer, por e justifikon këtë gjë, duke thënë se kjo parti ka përfaqësuar kauzën e tyre.

“PD shpesh ndaj tyre është sjellë me mentalitet komunist! Në vitin 1994 i ka rrahur e fyer por në llogari të fundit mbetet partia që i ka perfaqesuar më shumë në rrafsh politik dhe që ka bërë perpjekje për integrimin e tyre moral, intelektual e ekonomik”, shkruan Gjekmarkaj, që mund të lexohet ndryshe, kush të do, edhe të rreh.

Shkrimi i tij, një replikë me këshilltarin e Lulzim Bashës, Neritan Sejamini, të cilin Berisha e konsideronte mizreabël, vijon më tej se “djemtë e eterve në oborrin e PD-së të cilët shqetësohen për kusherinjtë në PS në thelb duke folur për disa parime kinse të demokracisë së kulluar i druhen pikerisht origjines së tyre ! Ata duan të hanë ku tu dalë, në të dy krahet e njekohesisht të marrin ndonjë kacidhe prej atyre që mendojnë se monopoli mbi historine tragjike të shqiptarve nën diktature blihet me lekë!

Kesisoj avokati i Familjes Hoxha bëhet edhe Sekretar i Pergjithshem i PD dhe me heret doracak i kesaj partie në KQZ gromësin avuj e duhmë çomleku i bindur qe bashkë me taftin e tij ka nxjerrë ide për të qerasur dynjanë në vapë për të cilat pretendon se u dashka edhe të merremi”.

Gjekmarkaj shkruan për Panorama se:

“Lulzim Basha dhe Sali Berisha nese duan ta vrasin te djathten janë në rruge të mbarë nga bashkeudhetaret qe zgjedhin! Eterit dhe bijte te shperndarë kudo jane fatkeqsia e ketij vendi tash 75 vjet! Ata dinë te sundojne dhe te vjedhin, dinë të rrejne,  dhe të bëjne propogande apo PR ( marrdhenjie me publikun) por demokracine dhe perendimin si kane ne gjak!

Keta jane dy komponent qe u japin alergji! Kruhen dhe teshtijne e me shpesh diarrene e nxjerrin nga goja!

Kur mendon qe mbi krye kemi edhe Edi Ramen me të vetët te vinë ndermend vargjet e një kenge popullore që kendohej motit në Mirdite: “ngritnju burra kapni hujt se na vunë m…t perfujt”.

Shkrimi i Gjekmarkajt vjen pas një postimi të Neritan Sejaminit, i cili shkruante:

“Në mënyrë ironike, koncepti “bijtë e etërve”, të cilin artikulojnë me aq pasion shumë përfaqësues të PD-së si sulm ndaj qeveritarëve të sotëm është në fakt koncept totalitaro-komunist: nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës ekzistonte “krimi/faji për shkak të shoqërisë”—nëse dikush ishte “armik” apo “i keq”, e gjithë familja, i gjithë fisi ishte detyrimisht armik dhe i keq.

Nën komunizëm kishte “klasa” dhe jo individë. Njësoj, nën nazizëm ekzistonte krimi racor, nëse i përkisje një race apo një gjaku të caktuar ishe kriminel.

Varfëria e ideve të së djathtës ka arritur në pikën sa huazojnë ide komuniste. Për të mos thënë se këto ide as nuk shpjegojnë fare realitetin kriminal-plaçkitës të qeverisjes së tanishme, por as nuk tingëllojnë të kuptueshme për shumicën e shoqërisë që tashmë nuk ka asnjë njohuri apo lidhje me periudhën komuniste.” /TemA

g.kosovari

Next Post
“Është si FBI”/ Ambasada amerikane nxjerr VIDEO: Ja si BKH do hetojë korrupsionin në nivelet më të larta

"Është si FBI"/ Ambasada amerikane nxjerr VIDEO: Ja si BKH do hetojë korrupsionin në nivelet më të larta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In