• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: PS dështoi me “Shqipëria që Duam”, po kërkon “Opozitën që Duam”

by Java News
11/10/2023 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Konferencën e Kryetarëve që është duke u zhvilluar në selinë e Kuvendit, ka pasur debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, të mbartura që nga seanca e shkuar parlamentare që u shoqërua me tension.

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar vendimin e Kuvendit për të përjashtuar me 10 ditë, Gazmend Bardhin dhe 7 deputetë të tjerë opozitarë pasi bllokuan foltoren dhe penguan votimin të enjten e kaluar.

Ai u shpreh se me vendimet që shumica merr, PS-ja po tenton të vendosë nën kontroll pakicën, duke e konvertuar në “Opozitën që duam”.

“Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan i juaj “Shqipëria që Duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “Opozita që Duam”. Akti jonë ishte simbolik“, është shprehur Gjekmarkaj.

Edhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shprehu rezerva për përjashtimin e tyre, duke nënvizuar se ligjvënësit e opozitës nuk cenuan askënd fizikisht dhe ndoqën një formë demokratike proteste.

“Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitimi që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat që të  fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste“, ka thënë Tabaku në mbledhje.
/f.s
Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Qafoku: Absurde se si në rrjetet sociale krahasojnë UÇK-në me Hamas-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com