• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, një grusht i vogël shteti.. Nuk do bojkotojmë komisionet

by Os De
17/09/2025 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për “Tema e Ditës” në RTSH, deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi ndryshimin e rregullores së Kuvendit si “një grusht të vogël shteti brenda parlamentit”, duke shtuar se opozita u përjashtua nga konsultimet. 

Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është “të zvogëlojë rolin dhe peshën” e opozitës në Kuvend. 

“Nuk është thjeshtë një ndarje e re e komisioneve, por një grusht i vogël shteti brenda parlamentit, pasi rregullorja e parlamentit është një institucion menjëherë pas Kushtetutës, dhe u ndryshua në mënyrë të njëanshme, pa konsultuar opozitën dhe ka konsensusin e saj. Synimi është të mbyllën çdo mënyrë përfaqësimi të opozitës që të zvogëlohet pesha, ndikimi dhe roli i saj. Ne kemi refuzuar strategjinë e  bojkotit, do jemi prezent për të dëshmuar shkeljet dhe manipulimet e bëra. Jam i bindur që qeveria do të donte një parlament pa opozitë që të krijonin sistemin e tyre piramidal. 

Në çdo vend të rajonit, Komisioni i Integrimit i lihet opozitës që të jetë si një pakt kombëtar dhe të ketë një lloj ekuilibri mes forcave për një çështje kaq madhore dhe të biem dakord për parimet themelore. Por kjo Shqipëri politike sot flet për integrimin, por në mënyrën e sjelljes dhe realiteti nuk ka asgjë evropiane, por është autoritare që synon të fik çdo zë dhe të asgjësojë opozitën nga përfaqësimi ndërkombëtar”, tha Gjekmarkaj. 

I pyetur nëse Partia Demokratike ka nevojë për ndryshime, Gjekmarkaj u shpreh se problemi nuk qëndron tek ndryshimet e brendshme, por tek gjetja e “çelësave të duhur” për të përfaqësuar zërin e qytetarëve. Ai e konsideroi rolin e Sali Berishës si “të domosdoshëm dhe një resurs të jashtëzakonshëm” për PD-në. 

“PD ka ofruar debat dhe mendime duke pasur zëra nga më të ndryshme, ndërsa te kampi përballë ka vetëm një zë dhe gjithçka është me regji. Nëse e ndjen nevojën për të ndërhyrë në nivel ndryshimesh e bënë këtë dhe kjo përcaktohet me votën e demokratëve. Berisha është i domosdoshëm dhe po përballet në një mënyrë të pakompromisë që i paraqiten shoqërisë me korrupsionin dhe skandalet, me një forcë të jashtëzakonshme, si i tillë është një resurs i jashtëzakonshëm për PD. Për ndryshim dhe përsosje ka nevojë gjithmonë dhe kjo është nevojë si për PD dhe për partitë e tjera. PD është hapur pafundësisht sa herë është kërkuar, por duhen gjetur edhe çelësat e duhur për të përfaqësuar shoqërinë në nevojën e vetë për ndryshim”, tha Gjekmarkaj. 

Next Post
“Pse ç’jam unë, sot të fle në shtrat me një grua dhe nesër…”, Dash Sula: Nuk e dredh si Gaz Bardhi me SPAK-un

"Pse ç'jam unë, sot të fle në shtrat me një grua dhe nesër...", Dash Sula: Nuk e dredh si Gaz Bardhi me SPAK-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

November 3, 2026
SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

November 3, 2026
Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

November 3, 2026
Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In