• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Krenari të protestosh për lirimin e Sali Berishës. Kërkojmë qeveri teknike! Çollaku besoi tek simbolet e PD

by Java News
25/06/2024 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike njoftoi ditën e djeshme se në datën 11 korrik do të mbajë protestën kombëtare. Tashmë me vulën dhe logon në dorë, forca më e madhe e opozitës do të kërkojë përpara kryeministrisë lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak.

Më shumë detaje dha në ‘Frontline Interview’ Report Tv, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj. Për Marsela Karapançon, Gjekmarkaj thekson se është krenari të luftosh për lirimin e Sali Berishës.

‘Po hyjmë në vitin elektoral. Një kauzë tjetër e madhe është që lideri i PD në mënyrë të padrejtë, pa akuzë, pa fakte i akuzuar nga ministri i Brendshëm i qeverisë socialiste është në arrest politik. Një vend i NATO nuk mund të lejoj që një personalitet, që nuk përbën asnjë rrezik të mbahet në mënyrë të padrejtë si ndihmë për qeverinë.

Është krenari të ftosh dhe të protestosh për lirimin e Sali Berishës. Kur burgoset lideri i opozitës mund të burgoset shumë lehtë ti apo unë. Kjo është një nga arsyet e protestës, një hajdutëri ka plasur kudo në Shqipëri. Korrupsioni është ai zhguall që e karakterizon këtë qeveri. Paraja shkon tek njerëzit e PS. Përdoret shteti për pasurim personal. Është një rrumpallë, siç thoshte dikur kryeministri ynë. Një rrumpallë që çon paratë tek pushtetarët.’

Ndërkohë Gjekmarka duke folur për shkaqet e kësaj proteste kombëtare, shton edhe skandalin e onkologjikut. Sipas tij, qeveria mendon vetëm për vjedhur pa kokë por mendon me bark.

‘Ulëritëse si luhet me jetën e njerëzve. Ka dhe mjek të nderuar por ka edhe të tjerë si këta të sotshmit që janë përbindësha. Duket sikur është ideja shko për të vjedhur. Ka nevojë që në çdo zyrë të ketë njerëz të zotë. Këta e marrin karrigen për të gënjyer.

Shohim një qeveri që mendon me bark dhe xhep. Nuk mendon me kokë. Opozita bëhet zëdhënëse e të gjitha ekzigjencave që ka shoqëria. Në protestë të marrin pjesë edhe socialistët edhe zona gri, profesionistët e lirë. Do jetë protestë  e madhe gjithpërfshirëse.’

Më tej iu rikthye edhe çështjes së vulës që shkoi sërish në duart e Berishës

‘Kthimi i flamurit tek PD i jep legalitetin e nevojshëm PD-së si një forcë brenda kushtetueshmërisë. Themelorja janë njerëzit dhe këto i ka patur që në fillim. Ka patur paqartësi. Tani u gjendën 3 gjyqtarë që shfaqën patriotizëm. Ftesa është e hapur për çdo demokratë. Për çdo njeri që e do opozitën të fortë.

PD në masën më të madhe është bashkuar. Tashmë jashtë saj kanë mbetur një grup i vogël. Njerëz të respektuar, të cilët duhet të kthehen tek shtëpia, që po ftohen për të marrë pjesë në betejë.’

Gjekmarkaj nuk la pa ironizuar edhe Bashën, sa i përket numrave të anëtarëve të PD-së të hequr nga listat rreth 70 mijë.

‘Asgjë nuk është shaka si histori. Por këto mënyra si ngushtohen apo zgjerohen janë shaka. Grupimi i zotit Basha nuk e ka mirë raportin e numrit.’

Deputeti shpreh vendosmërin e PD-së për të arritur qëllimin e saj krijimin e një qeverie teknike që do përgatis vendin në zgjedhjet e parakohshme.

‘Ne kërkojmë një qeveri të vërtetë teknike, ku kryeministër në muajt e fundit në zgjedhje apo Maqedonia të kenë qeveri kujdestare për zgjedhjet. Nuk ka një qeveri në Shqipëri për të penguar rotacionin se sa kjo qeveri aktuale. Ka prerë në besë ndërkombëtarët, ka penguar opozitën. Është thyer besimi nuk ka më besim. Do insistojmë me çdo mjet paqësor. Realizimi i qeverisë teknike për të pasur zgjedhje nesër.

Komisioni Ad hoc është platformë elektorale e PS e drejtuar nga një ish komunist, hetues dhe socialist si Xhafaj. Nëse diaspora lejohet të votohet Rama dhe socialistët shkojnë në minorancë. Nuk korruptohen. Do jetë fitore spektakolare e opozitës me votën e tyre. Përtej folklorit në Greqi apo Milano, Rama nuk do lejoj votën e emigrantëve.

Nëse demokratët vijnë në pushtet e zgjidh çështjen e kryeministrit e zgjidh së brendshmi me votë. Do e vendosin shqiptarët dhe demokratët. Zoti Berisha po i udhëheq demokratët përballë kësaj qeverisë. Ne do kemi marrëdhënie shumë të mira me SHBA dhe Britaninë.’

Lidhur me uljen në krye të PD-së së vajzës së Berishës, Argita Malltezi, Gjekmarkaj e sheh si diversion.

‘Është diversion, ne e kemi kryetarin kot të merremi me diçka që nuk ka ndodhur. Është njësoj si të themi që Edi Ramës do ti vëmë kryetar djalin e tij. Kryeministrin do ta vendosin shqiptarët me votën  e tyre, por ky është parim universal. Besoj tek vota, po të shikosh partinë tjetër nuk dihet kur ka bërë zgjedhjet e fundit për kryetarin. Ka njerëz shumë të aftë në PD. Që të marrin përmes garës lidershipin e saj. Zoti Basha ka humbur vulën por është mirë të mos humbas dinjitetin njerëzor dhe të mos bëhet qesharak, është mbyllur çështja e legalitetit të vulës së PD-së. Do ta çojë në një rekurs që nuk dihet kur do ndodh. Është thjesht për të fituar kohë. Çdokush e ka derën hapur e PD-së.’

Ndërsa më tej vlerësoi deputetë që u larguan nga Basha dhe sipas tij i qëndruan besnik PD-së dhe simboleve të saj.

‘Zoti Çollaku ka besuar tek simbolet e PD. Ka thënë gjithmonë që do rrijë tek legaliteti. Ka pranuar vendimin e gjykatës. Më duket sjellja e duhur dhe më e hijshme. PD është më shumë se Berisha. Kemi një vlerë të shtuar në PD, bashkimi në diversitet.’

Edhe Ilir Meta për deputetin ka vend në protestën e 11 korrikut.

‘Nuk e di cila është agjenda, shoh që në mënyrën e tij po bën opozitë. Sheshi është i madh ka vend për të gjithë.

Nuk ka mundësi për zgjedhje të parakohshme. Mendojmë se presioni i shoqërisë, që rënia dakord me kundërshtarin është rruga për zgjedhje të lira. Kërkojmë qeveri teknike. Jemi të gatshëm por nuk kemi arsye të shkojmë pa plotësuar kushtet dhe standardet.  Ne nëse rrëzojmë Ramën, po shkojmë të paralajmërojmë Ramën.

Numri jo i lartë i protestuesve e ka fajin opozita? Thashë se do bëjmë protestë paralajmëruese për një qeveri teknike që të ruhet paqja sociale. Është e domosdoshme që vendi të ketë qeveri teknike. Pasi sot kemi klimë mosbesimi. Por jemi gjysma e shoqërisë. Bashkarisht të biem dakord për një qeveri teknike.’/m.j

Next Post
VIDEO/ Spektakël: Austria bën surprizën e madhe të Europianit, mund Holandën dhe kalon si e para e grupit

VIDEO/ Spektakël: Austria bën surprizën e madhe të Europianit, mund Holandën dhe kalon si e para e grupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

June 28, 2026
Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

June 28, 2026
Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Qershor 2026

June 28, 2026
Më shumë se një në tre familje në Shqipëri kanë të paktën një anëtar migrant

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime për të shmangur vonesat

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In