• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj, fjalim ndryshe në Parlament: Sterilizim do të thotë të pastrosh xhepat e shqiptarëve. Në kullën e babelit po…!

by Java News
04/04/2024 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot në vendin tonë realiteti është më kokëfortë se shekujt. Ai ka ndertuar gjuhen e vet dhe semantiken e re. Ndonëse në fjalorin e shqipes fjalës “koncesion” si term sinonimor i vihet fjala “lëshim” publiku i yshtur nga puna shkencore e Qeverisë i ka vënë sinonimin korrupsion.

Në kullen e Babelit ku u lidhen gjuhet po bëhet ndryshimi i duhur. Leksikologu, Ilir Beqja, morfologu Ilir Rrapaj, gramaticieni Ilir Rrjepsi, dhe të tjerë po i shpjegojnë njerzisë se “sterilizim” do të thotë të pastrosh xhepat e shqiptarve nga çdo qindarkë.

Jo vetem duke i zier portofolet në temperaturën e lartë të vesit, aty ku vdes çdo pasion kolektiv për mirqënie dhe besim te publikja, por duke i fyer ata në inteligjencë, duke i sterilizur ata në të drejtat dhe aspiratat e tyre më elementare, pse jo duke i perqeshur në besimin e tulatur tek drejtësia.
Bëhet fjalë për 200 milion euro të cilat ju kanë ndryshuar jetën per mirë zhvatësve, për keq, të zhvaturve-qytetarve.

Kjo ndodh bash kur defiçiti i skemes së pensioneve thellohet, në qytet rritet me 5% dhe në fshat me 12 %. Fondi per konçesionet rezulton 3,5 herë më i lartë se ai per pensionet dhe rreth tre herë më i lartë se ai për 64 mijë familje që jetojnë me ndimë ekonomike. E vjetra shëmbet, kohet ndryshojnë , një jetë e re lulëzon gërmadhash. Shkrimtari i famshem ja ka keputur kot. E vjetra nuk shëmbet, vjeterohet edhe më, mediton Spiropali!

 

Koha nuk ndryshon përshtaten njerëzit hamendeson Taulanti teksa germadha morale bëhet stil jete konstaton Majko. Punëtoret e kësaj germadhe janë ketu. Imagjinojeni vetën secili me një lopatë në dorë, kazem a qyski duke e gërmuar. Diçka është kalbur në Danimarkë thoshte Hamleti, gjithçka është kalbur në qeverinë Rilindjes ma bën me shenjë Salianji një duhmë kjo që e marrim bashkë me ajrin që thithim.

 

Qendrimi i kesaj qeverie nuk ndryshon kurrë përsa i perket financimit të PPP-ve nga buxheti i shtetit. Kryeministri apo ministrat që ende nuk kanë shkuar në burg nuk ndijnë trazim nëse janë hapur procese gjyqësore siç është rasti i inceneratorve dhe sterilizimit! E çfarë rëndësie ka se pronaret janë në arrati, madje ndonjëri na jep edhe leksione publike , mbi “galateon”, i ulur nën ikonen e Shën Merisë?! Në kohet antike hajdutet vareshin nëpër kryqe , në bashkohesinë tonë ata i varin kryqet në qafë dhe na nxjerrin gjuhen.

Po pse duhet të kemi gajle kur yndyra e qeverisë vetë Zevendes Krye Ministri , tigrushi i gjorë, i cili po i sëmur të gjithë nga frika se mos i jep gojes, merr rrugët e kurbetit duke thënë; “Lamtumirë vendet e mija që po zhdukeni dalangadalë, gjëmon deti e stuhia, por me buzëqeshin paret e mia”
Dhe financimi jo vetem nuk ndalon , po rritet edhe me gjatë në vitin 2024. Gjatë ketij viti shoqëria do sterilizohet edhe më shumë do paguhen 50 milionë të tjera për katër koneçesionet në mjekësi, 11,9 milionë inceneratori Tiranës, 33 milionë Rruga e Arberit e cila nuk mbaron kurrë, dhë është e një cilësie të tmerrshme. Aty Lala nuk duket të ketë interesa të shpejta.

Nuk ndalon financimi i PPP-ve. Një i korruptuar bie qindra ngrihen. Nuk ka rëndesi se ministra, ish ministra, kryetarë bashkishë, deputet janë bërë me tension, aritmi, dridhen, zverdhen, belbëzojnë, në dyert e Spakut, paraja duhet të shkojë në destinacion. Ata “vdesin” të gjithë njesoj, duke vikatur rroftë udheheqësi, ne jemi zuzarë, ne jemi tradhtarë, të shkojmë në litar! Drejtoret tuaj kudo janë turrur si karkalecat në bereqet por shefat e tyre nuk dinë gjë, nuk mbajnë pergjeqësi.

Ata kanë ngrënë kaq shumë dardha, kumbulla e fiq, sa po ju shkon barku mbi tryezat e shqiptarve por nuk shohim askund as pergjeqësi politike e as morale.
Ky është sistemi politik, piramidal i ngritur për të patur nëpermjet korrupsionit dhe të korruptuarve gjithcka nën kontroll edhe voten e cila blihet po me paranë e vjedhur publike.

Ne votojmë shumë ligje po sa më i korruptuar shteti aq më shumë ligje prodhon ai. Ky i sotmi është njëri prej tyre. Në 12 vite qeverisje keni thyer çdo rekord me parullat dogmatike simptoma këto të një mendje anemike kompozuar nga genjeshtrat, cektësia e fuqisë argumetuese dhe akuzat ndaj qytetaret e opozites!
Tanimë jeni shnderruar në mimetikë, në gjestikulativë, nuk keni më as fjalë, ju po kerkoni të modifikoni thelbin e shqiptarit modern. Frika ju shtyn drejt oazit të broçkullave!

Shqiptarin e deshironi idiot, të sterilizuar në gjykim, nën chek-ap patronazhistesh, duke i kontaminuar të tashmen dhe djegur të ardhmen në incenerator. Hesap i gabuar. Vonesa jo domosdoshmërisht është harresë. Çdo ditë thoni atë që nuk qendron dhe përpiqeni me fsheh atë që di gjithë bota. Të kundershtosh sot, të luftosh me korrupsionin e kësaj qeverie është një akt patriotizmi, më i larti akt.

Sot Edi Rama mund ti ikë interpelances së kërkuar nga Opozita, nga Gazmend Bardhi por jo gjyleve që ka lidhur tek këmbet e veta. Në rëndje, në ikje ato plasin një nga një. Sot korrupsioni është armiku kryesor i Shqiperisë. Konçesionet dhe PPP-të ngerdheshja e tij . Ai rritet në oborrin e Qeverisë. Çdo mizori e ka diten e vet të gjykimit na meson Sami Frasheri. Shenojeni ! Faleminderit !

Next Post
Pse nuk u takua me përfaqësues të opozitës shqiptare? Ja si përgjigjet Antony Blinken

Qëndrimi i SHBA/ Blinken: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In