• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj e nis me tone të ashpra fjalimin e parë si deputet: Jeni sekt e surratqerepë…

by A R
16/09/2021 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti më i ri i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka mbajtur sot fjalën e tij të parë në foltoren e Kuvendit.

Ai ka sulmuar qeverinë për programin e mandatit të tretë, ndërsa ka shprehur pakënaqësi për nismat e ndërmarra për arsimin.

Gjekmarkaj tha se fundi i qeverisë Rama 3, në rastin më të mirë “do të jetë i ngjashëm me atë të Abdyl Hamitit”.

Pjesë nga fjala e Gjekmarkajt në Kuvend:

Çudi e madhe është të shikosh një sundimtar të plakurn i cili nuk e kupton se durimi i popullit është vorbulla ku ai ha vetveten. Një gjë e mirë ende nuk i ka braktisur shqiptarët, ajo nuk e ul kokën, nuk dëshiron t’ia dorëzojë vendin një bande dhe banditi.

Në tregun e poshtërsisë njerëzore, ky sekt, këta surratqerepë, që masakruan zgjedhjet dhe vullnetin, për të shtuar vilat, tenderat korrupsioni dhe sundimin. Shfaqen besimplotë se mund të vrasin edhe ndërgjegjen e e këtij vendi. Ua pamë fytyrat e shëmtuara, ua shënuam emrat kudo nëpër Shqipëri. Një ditë, jo larg, drejtësia do të vendoset. Nga kjo foltore ju bëj homazh e përkulem në shenjë nderimi para të gjithë atyre që nuk u shitën, nuk u blenë para kërcënimeve dhe parave të drogës. Shqipëria e ka në sy portretin e hajdutit, i cili mendon se u bë mbret. Të kriminelëve që kanë një emër, dhe që quhen ministra, deputetë çirakë të krimit. Shqipëria do të rezistojë, ajo do të përballet. Shënojeni këtë ju që zgërdhiheni.

Kemi një pankartë të madhe bosh nga brenda, fasadë për të fshehur dështimin e arsimit të lartë. Sa lekë u dhanë për kërkimin shkencor. Kryetari i Akademisë së Shkencave, një bolshevik, që po e kthen atë në një zonë ku lëvrohen fonde dhe punësohen pensionistë të Partisë Socialiste, më vonë edhe akademikë si Ahmetaj, Ulsi Manja, Gjiknuri. Premtimi për arsimin ka qenë % e GDP kurse ai aktual është 2.5%. Infrastuktura fizike nuk garanton cilësi dhe shpesh është dëmtues për shëndetin. Kur një qeveri nuk bën atë çfarë do populli, ajo duhet larguar me gurë e hunj. Në rastin më të mirë do të keni fatin e Abdyl Hamitit.

/a.r

Next Post
Bardhi sulmon maxhorancën nga foltorja: Mbani kot letra nëpër duar, ja nga kush keni ardhur në pushtet

Bardhi sulmon maxhorancën nga foltorja: Mbani kot letra nëpër duar, ja nga kush keni ardhur në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In