• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Basha e ka humbur të drejtën që të jetë lideri i PD. E drejtoi 9 vite, i dimë rezultatet e tij

by Java News
24/05/2023 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e ka përjashtuar mundësinë se lider i demokratëve të jetë sërish Lulzim Basha.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Gjekmarkaj, duke marrë shkas nga rikthimi në skenën politike i Bashës pasi ky i fundit njoftoi sot se do të mbahet një takim, deputeti tha se ish-kreu i PD-së e ka konsumuar kohën e vetë kur drejtoi këtë parti prej 9 vitesh.

Gjekmarkaj tha se zgjidhja për të shpëtuar nga ngërçi do të ishte krijimi i një grupi të ri, pa pasur mendjen te logoja dhe vula, por të shkohet atje ku është shumica.

Pjesë nga biseda në studio:

Situata e opozitës dhe rezultati i zgjedhjeve

Gjekmarkaj: Ishte rezultat shumë i keq. E kisha parë qartë se nga po shkonte dhe ishte një rrokullisje totale. Duhet një rikonceptim i plotë për opozitën.

Bashkimi i opozitës dhe takimi i Bashës me të rinjtë. Përçarjet e PD zyrtare çfarë mund të thoni?

Gjekmarkaj: Çdokush ka të drejtë të bëjë politikë që do , edhe Luzim Basha mund të bëjë zgjedhjet e vet. Por Basha ka humbur të drejtën të jetë lider i PD sepse ka konsumuar një kohë të caktuar historike prej 9 vitesh dhe në i dimë se si kanë qenë rezultatet. Secili prej nesh, ndoshta kemi qenë emocional dhe pas zgjedhjeve, por duhet të arrijmë në konkluzionin që grupi i Berishës është votuar dhe nga njerëzit është parë si PD dhe nuk është parë grupi tjetër. Unë e kam thënë që nëse jemi të zotë le të themelohet një grup i ri dhe të mos mbajmë as logo dhe as vulë, por ta çojmë atje ku e do shumica. Kjo nuk ka ndodhur dhe tani jemi pas zgjedhjeve she shohim se koalicioni i zotit Berisha ka marrë mbi 500 mijë vota.

Bashkimi i votave më Partinë e Lirisë, ishte një shkak për t’u larguar nga votuesit?

Gjekmarkaj: Besoj që kjo mund të ketë ndikuar tek eksponentët të caktuar por kjo ka shkaktuar lodhje dhe ka shumë akuza mes tyre dhe kjo ka dekurajuar një pjesë të rëndësishme të elektoratit të djathtë. Duke filluar nga sot që jemi vonë, si do ta rindërtojmë opozitën në Shqipëri? Nëse sot kundërshtarët përdorën para, patën shtetin me vete, ndihmën e bandave, çfarë do të ndodhë pas dy vitesh? Do të kenë më shumë banda dhe si do të justifikohemi se janë blerë vota? Nuk mund të them që s’ka pasur shitblerje votash, por nuk mendoj se ka qenë dominuese. Opozita është ndëshkuar me braktisje dhe në këtë gjendje që është , është një test që e humbi. Çështja është si do të ringrihemi? Nëse Berisha ka objektiv të mbrojë interesat e veta shtrohet një opozitë fasadë. Nga deklaratat e Berishës kam parë bunkerizim të përsëritur dhe nuk me duket se po jep shenja hapjeje për t’i dhënë një zgjidhje opozitës, apo për ta bashkuar, apo të ketë edhe një lider të ri. Pse jo të mos kishte edhe mbështetjen e Berishës apo edhe Bashës. Po bëhet një panoramë që nuk është shpresëdhënëse, por janë të njëjtat fjalë, edhe pas zgjedhje, por koha po ikën.

Më tej ai shtoi: Nëse do të kemi gatishmërinë e atij grupi të zotit Bardhi, do të jetë parti e vogël. Një LSI e vogël, ose nuk e di nëse do të arrijë deri aty. Do të ketë konflikt me Foltoren, ku do të ngrihet një zjarr. Zoti bardhin e kam mik, dhe ka intuitë. Dhe mendoj se duhet të prisnim pak para se të merrnim në dorë frenat e grupit. Ndoshta ishte koha për të parë se sa hapësirë kishte. Zonja Tabaku, kam respekt për të, është fytyrë qytetare. Personalisht pretendoj më shumë për zonjën Tabaku, Duma, apo Bregu. E shoh si gjë të vogël që të futej në një lojë politike të tillë. Respektin tim personal zonja e ka. Ajo duhet ta shoh veten si aset të PD dhe më gjerë. Nuk kam arsye që të jem pjesë e një mish-mashi të vogël. Dua të jem deputet i saj dhe të bëj opozitën time modeste, aq sa di dhe mundem. duke korrigjuar vetveten dhe larg debatit me sharje dhe fyerje. Nëse i duam demokratët, vendin tonë, është koha që të reflektojmë thellë dhe të gjejmë një zgjidhje. Nëse do vazhdohet kështu, do të kemi asgjësim të opozitës nga vetëvrasja.

/s.f

Next Post
Punimet në aksin Maliq-Lozhan i Ri-Strelcië/ Rama: Përfundon pranverën e ardhshme, perspektivë e re për turizmin natyror

Punimet në aksin Maliq-Lozhan i Ri-Strelcië/ Rama: Përfundon pranverën e ardhshme, perspektivë e re për turizmin natyror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Mamdani: Netanyahu e ka vendin në Hagë

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Mamdani: Netanyahu e ka vendin në Hagë

July 18, 2026
‘Masakra’ me ndërtimet, mesatarisht 1 në 2 familje ka ngritur një objekt pa leje

Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë: Këtë vit mbi 55 mijë aplikime

July 18, 2026
Rekordet e argjentinasit, Lionel Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

Rekordet e argjentinasit, Lionel Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

July 18, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

July 18, 2026
Një “Kuvend” mjaftoi për të rrëzuar mitin e protestës horizontale

Një “Kuvend” mjaftoi për të rrëzuar mitin e protestës horizontale

July 18, 2026
Nuk e lejuan të vizitojë shqiptarët/ Serbia refuzon  kërkesën për vizitën e ministrit Sveçla

“Gënjeshtare patologjike”, Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

July 18, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump rikthen sulmet ndaj shteteve dhe Kongresit, “inspektorët” e tij të rinj gati të nxisin kaos

July 18, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Mbi 700 mijë euro vjedhje në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Debati i madh që dëgjova mes Matajt e Dunit

July 18, 2026
Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

July 18, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In