• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjata: Tahiri e Selami nuk mund të ankimojnë Dekriminalizimin

by Java News
05/01/2017 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konstitucionalisti Çlirim Gjata ka deklaruar në një intervistë ekskluzive me Report Tv se dyshja e deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, nuk mund të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Dekriminalizimit.

Dy deputetëve iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe avokatët e tyre kanë bërë ankimim në Gjykatën Administrative, e cila do të marrë një vendim nëse heqja e mandatit mbetet në fuqi apo do t’u rikthehet.

Gjata shpjegon se, pas daljes së vendimit të Gjykatës Administrative, dy deputetët dhe avokatët e tyre mund të ankimojnë në Kushtetuese procedurën e ndjekur  nga Administrativja për Ligjin e Dekriminalizimit për këto dy raste, por për gjithë Ligjin nuk mund të bëhet ankimim.

Duke parë atë çka ndodhi me Ligjin e Vettingu-t pas ankimimit të bërë nga Partia Demokratike, Gjata pret që edhe Gjykata Administrative të jetë nën presion, ashtu si Kushtetuesja.

Krahas heqjes së mandateve për dy deputetët, KQZ vendosi edhe heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Pas vendimit, ai u shkarkua nga Këshillimi i Ministrave dhe pikërisht shkarkimi është ankimuar nga ana e avokatit të Rroshit.

Ndërkaq, Ligji i Dekriminalizimit është cilësuar shpesh si shumë i ashpër, pasi shkel liritë e të drejtat e njeriut. Gjata e pranon një gjë të tillë, por lë të kuptohet se bëhet fjalë për një të keqe të domosdoshme në këtë rast.

“Dekriminalizimi është një ligj i bërë në një situatë të jashtëzakonshme, për çështje të jashtëzakonshme, siç është dekriminalizimi i politikës, dhe është normale që të shkelë liritë dhe të drejtat e njeriut”, tha Gjata. /ma.me

Next Post
EMRAT / Zhduken dy të rinj shqiptarë në Britani, policia në kërkim

EMRAT / Zhduken dy të rinj shqiptarë në Britani, policia në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com