• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Gjashtë këmbë për një prehër dhe prehëri i rremë i Ramës në kongres

by Lorenc Vangjeli
16/04/2022 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Fjala e kryeministrit Rama në Kongresin e partisë së tij ishte një nga më të rëndësishmet e karrierës së tij. E ngjashme ndoshta vetëm me fjalën dramatike që mbajti në nëntorin e largët të nëntë viteve më parë, në krizën e improvizuar të armëve kimike siriane. Fjalimi 99 minutësh ishte i rëndësishëm jo për çfarë tha, por për çfarë e mendonte pa thënë. Jo aq për çfarë mendonte pa e thënë, por çfarë duket se është i detyruar nga rrethanat që të bëjë. Tufa lozonjare e torrollakëve të cekët që ka përballë dhe cinikëve profesionistë, të yshtur në yxhym nga urrejtja dhe jo nga logjika, tipat që gozhdojnë atë që flet, por i japin karar të mos gjykojnë se çfarë thotë, ju sulën me yrysh dhe urra presë së rradhës. Naivë si balenat që ndjekin në det fuçinë e peshkatarit duke harruar varkën e tij, ata kafshuan me rrokopujë grepin e kryeministrit. Që tani përton edhe t’i vejë karremin. Rasti klasik kishte të bënte sidomos me dy momente, me mundësinë e legalizimit të Cannabis-it për qëllime mjekësore dhe amnistinë gjithashtu të mundshme për emigrantët.

Të gjithë sulmonjësit antiCannabis, rëndom tipa të cekët me xhepa të thellë, u zhytën në internet dhe gjetën që në datën aq e kaq, Rama kishte thënë ekzaktësisht të kundërtën. Dhe me eurekën e rradhës nën sqetull, menduan se e shkurtuan të gjatin në pikën e tij të dobët: bën të kundërtën e asaj që thotë dhe thotë të kundërtën e asaj që bën! Pa kuptuar të vërtetën e thjeshtë që çfarë bën dëm njëherë, mund të sjellë dobi herë tjetër. Përdorimi i aspirinës para dhembjes së kokës është marrëzi, siç nuk është gjë e mençur, refuzimi i saj në kokëdhembje. Thelbi është gjetkë. Njëlloj si në rastin e amnistisë, kryeministri tentoi të thotë që Shqipëria, nën peshën e tre fatkeqësive të njëpasnjëshme, tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë, është nën gjëmën e krizës. Financat e shtetit, ekuilibret ekonomikë apo e thënë thjeshtë, garantimi i rrogave dhe pensioneve, furnizimi me energji dhe spiralja e eksituar e çmimeve, janë kërcënim për të gjithë. Kryeministri tentoi të shpjegojë se po tentonte të gjente burime të tjera të ardhurash. E vetmja kritikë racionale me idetë e tij, ishte pikërisht ajo që askush nuk ja tha dhe që kishte të bënte me një seri pyetjesh. A ishin këto masat e duhura dhe dhe lëvizjet e mjafta, a do të ishin të mundura për t’u realizuar në praktikë, a ja vlente qeraja që mund të fitohej në krahasim me barrën që do të mbahej, a ka fusha të tjera më produktive dhe parasjellëse, sa mund të shkojë fatura, a janë garancitë e duhura që këto instrumente të mos përdoren nga krimi, e të tjerë e të tjerë.

Duke njohur urrejtjen si karburantin që frymëzon kritikët e tij, Rama as denjoi t’i konsiderojë këto përgjigje. Në të kundërt, arrogant dhe cinik, mendjemadh dhe i parrezikuar nga ta, i la të gjithë të dehen me aromën e Cannabis-it ligjor dhe shijoi faktin e pandryshueshëm që marrëzia është i vetmi fakt që nuk mund të aministohet me vendim qeverie. Dhe se mençuria nuk mund të fitohet as me shpallje dekreti presidencial.

Kongresi i PS nuk ishte ai që u pa në ekrane. Dhe as ai që u komentua në studio televizive. Ai ishte 99-shi i minutave të Ramës dhe kontrasti estetik mes mitingut të PD-së së Saliut dhe gallatës së Lulit. Në të parin delegatët ishin tifozë, në të dytin ndodhi mrekullia anatomike, ku për çdo prehër, kishte gjashtë palë këmbë! Kongresi socialist dëshmoi se Rama ende mendon se ai është prehëri i hekurt që mund të mbajë partinë dhe qeverinë mbi vete. Siç kanë bërë të gjithë përpara tij, që nga Zogu i Parë që mbeti edhe i fundit, nga Enveri, tek Saliu. Siç ëndërrojnë mbas shpinës së tij që të bëjnë të gjithë ata që e adhurojnë nga halli dhe e urrejnë me mall në Tiranë.

Next Post
Zgjedhjet presidenciale/ Le Pen sfidon në Francë: “Do të ndaloj shamitë në publik”

Zgjedhjet presidenciale/ Le Pen sfidon në Francë: "Do të ndaloj shamitë në publik"

Comments 1

  1. Jakin Buena says:
    4 years ago

    Edhe një herë, si përherë, “KODOSH” ekzemplar i gazetarisë tonë mbete o Lenc Vangjeli.
    Cinik, therës, tallës, lojtar i shkëlqyer i “bilardos” mediatike, pa bërë pesë pyetje e broçkulla injorancie të kësajë natyre që dëgjohen netëve nëpër port- haletë e Tiranës, me përfaqësues pikantë të vajisur, grasatuar, mëkuar e ushqyer pikërisht me atë, të përfolurin e madh, PARANË E ZEZË, për të cilën, flasin, thërrasin, pëlcasin, anatemojnë e akuzojnë duke bërë edhe prokurorin kur nuk është e arritshme për ata vetë.
    Bum, bum çifte teli, thonë vëllezërit Mziu…..
    Bum

    Reply

Leave a Reply to Jakin Buena Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In