• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjashtë kandidatë të rinj nga PD dhe LSI marrin sot mandatin e deputetit

by Java News
11/03/2019 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së. Kandidatët që kanë pranuar që të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së duke e çuar në 10 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare në zgjedhjet e 2017-ës, që deri më tani kanë pranuar mandatin e deputetit. Së bashku me Lefter Kokën nga LSI, Mylsim Murrizin dhe Rudina Hajdarin nga PD, opozita e re në Kuvend, pas djegies së mandateve në bllok nga PD-LSI dhe aleatët e djathtë, tashmë jo parlamentarë, shkon deri më tani në 13 deputetë.

Kështu opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit. Më herët mandatyin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pas vendimit të tyre i ka quajtur tradhtarë kandidatët në listat e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe ka folur për presion që i është bërë nga ana e qeverisë.

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve duke pranuar mandatin.

Kandidatët që do të marrin mandatin;

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja
Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja
Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja
Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja
Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja
Ediola Braho-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, do të regjistrohen edhe katër parti të reja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mes partive që kanë dorëzuar dokumentacionin për t’u regjistruar në zgjedhje është edhe Partia Kombëtare Konservatore Albania e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili gjithashtu ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit nga listat e PD-së.

Partitë e tjera që do të regjistrohen janë; Partia Uniteti Kombetar, Partia Socialiste e Moderuar,  Partia Emigracioni Shqiptar./shqiptarja.com

Next Post
Nëse ua përballon xhepi mund ta blini, “bisha” e Putin do të shitet për masën (FOTO)

Nëse ua përballon xhepi mund ta blini, "bisha" e Putin do të shitet për masën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com