Një eksperiment tetë ditor që imitonte udhëtimin në Hënë, i quajtur Luna-2015, ka përfunduar për ekipin e përbërë nga gjinia e bukur, femrat. Gjashtë femrat, që u mbyllën brenda simulatorit të anijës kozmike, kanë thënë se “shpresojmë të jemi kosmonaute së vërteti në një të ardhme të afërt”, transmeton Koha.net.
Gjatë qëndrimit brenda ato kanë mbajtur kontakt vetëm me ekipin mjekësor. Nuk kanë përdorur dushin, por në dispozicion kanë pasë vetëm faculeta të lagëta për higjienën e tyre. Ato, gjithashtu, kanë pasë vetëm 90 minuta kohë të lirë gjatë qëndrimit, ndërsa dita vazhdimi i ditës ka qenë i ngarkuar me punë. Këto janë zgjedhur mes qindra vullnetarë të lajmëruar për një aktivitet të tillë nga shkencëtarët e kësaj fushe në Rusi.