• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjakovari në kërkim të mundësisë/ La Kosovën e Italinë, hap furrë buke në Kukës: Nuk u bëra dot italian, në Shqipëri si në shtëpi

by Java News
16/09/2023 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

As në Itali e as në Kosovë, rehatinë e gjeti vetëm në Kukës.

Lumez Tunaj nga Prizreni prej më pak se një viti po jeton në veri të Shqipërisë. Aty ka hapur një furrë buke.

“Shumë vite kam ndenjur në Itali, nuk kam mundur të adaptohem. Jam kthyer në Kosovë, kam punuar gjithmonë nëpër furra, derisa më erdhi shansi këtu, jam shumë i kënaqur”, tha ai per ABC.

Eksperiencën e ka marrë në Itali ku punoi prej 16 vitesh. Pas emigrimit u kthye në Kosovë por puna nuk po i shkonte mirë, rastësia e çoi në Kukës ku thotë se ndihet si në shtëpi.

“Prej 1994, kam qenë në Itali, jam marrë me furrë, prejardhjen e kam nga Gjakova.”

Komuniteti atje e ka mirëpritur dhe mbështetur ndaj dhe përshtatja ka qënë e lehtë dhe e shpejtë.

“Jam shumë mirë, më kanë respektuar të gjithë, i falenderoj të gjithë kuksianët. Unë jam shqiptar”.

Besimin e tyre e shpërblen me cilësi dhe çmime të arsyeshme.

“Sipas mendimit tim, janë të kënaqur me çmimet”.

Pëveç atyre shqiptare në furrën e tij gjen produkte tradicionale të Italisë e Kosovës.

“Po shoh një picë. Bëj edhe pica, vijnë nxënësit. Këtë e adhurojnë shumë nxënësit. Picat dhe bukën e kam mësuar në Itali”.

Puna i sjell fitime për të jetuar mirë, por shqetësim përbën mungesa e punonjësve.

“Klasa punëtore për ne është krizë, problem të gjesh punëtorë e t’i sjellësh këtu”.

Në Kukës Lumezi jeton bashkë me familjen. Fëmijet nisën shkollën këtë shtator në qytetin verior ndërsa shpreson që lejen e qëndrimit së shpejti ta zëvendësojë me pasaportë shqiptare.

“Fëmija është shtetas shqiptar, i kanë pasaportat shqiptare, unë e kam lejen e qëndrimit për 5 vite, por shpresoj të marr pasaportën”.

Lumez Tunaj shpreson po ashtu që mes dy shteteve Shqipërisë e Kosovës të mos ketë më kufij në mënyrë që jeta e të gjithë shqiptarëve këtej apo andej kufirit të mos vështirësohet nga burokraci dokumentash.

Gjithmonë flitet për Kukësin si vendi me shkallën më të lartë të varfërisë dhe të papunësisë, por edhe braktisjes masive, ndërsa per Lumezin duket se puna ka ecuri të mbarë dhe treg të mjaftueshëm, e ka fituar edhe klientelën e tij e cila sa vjen e rritet./m.j

Next Post
Gjykata jep vendimin për 61 të arrestuarit nga megaoperacioni ‘Tempulli’, ndryshon masa për 3 prej tyre

Gjykata jep vendimin për 61 të arrestuarit nga megaoperacioni ‘Tempulli’, ndryshon masa për 3 prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com