• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjakmarrja në “Le Iene”, shqiptari kërcënon italianin që i vrau djalin hajdut për vetëmbrojtje

by Java News
28/01/2019 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni investigativ italian “LE IENE”, ka sjellë mbrëmjen e sotme në vëmendje një nga plagët më të vjetra të shoqërisë shqiptare, gjakmarrjen. Një shtetas italian, Francesco Scignano ka vrarë një djalë shqiptar me emrin Gjergji. Babai i djalit të ndjerë është betuar që do të marrë hakun e djalit të tij, duke vrarë një nga djemtë e Francescos.

Sipas mediave italiane mbrëmjen e 18 tetorit të vitit 2015 teksa Francesco dhe gruaja e tij po flinin, Gjergji ka hyrë në shtëpinë  tyre për të vjedhur. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesnatës. I riu shqiptar ka lënë këpucët poshtë dritares dhe është ngjitur për të vjehdur në banesën e shtetasit italian. Duart i kishte mbështjellë me çorape, me qëllimin për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh në sendet që do të prekte në banesë.

Rreth orës 01:20 Francesco është zgjuar pasi ka dëgjuar zhurmën që vinte nga kuzhina dhe zbret të kontrollojë në errësirë. Ndërkohë që shikon një djalë teksa futet nga dritarja me një kaçavidë në dorë, i trembur Francesco qëllon mbi djalin e Markut dhe Gjergj Gjoni vdes pasi plumbi e prek shumë pranë zemrës. Djali shqiptar tentoi të arratisej por vdes në shkallë nga hemoragjia. Franceso u akuzua për “vrasje në rrethanat e vetëmbrojtjes” dhe sot është i lirë nga akuzat pasi me vendim gjykate ai nuk rezultoi fajtor apo që të ketë pasur qëllime kriminale ndaj shqiptarit.

Por prindërit e Gjergjit mendojnë ndryshe. Gazetari italian Luigi Pelazza i ka vizituar në shtëpinë e tyre në Shqipëri dhe i ka pyetur në lidhje me këtë situatë. Ata besojnë se djali i tyre nuk ishte hajdut. “Djali im ka kaluar me dy shokë afër shtëpisë. Francesco ka qëlluar mbi djalin tim nga dritarja e katit të dytë të banesës dhe gjithçka ka ndodhur pasi kanë pasur probleme lekësh. Djali im punonte tek një italian i moshës rreth 80 vjeç dhe nuk i kishte paguar disa ditë. Ndoshta ai ka menduar se djali im ka shkuar ta grabisë, por nuk është ashtu. Djali im nuk është hajdut,”- rrëfehet Marku nga Fushë Arrëzi, Pukë para kamerave.

Unë do të marr gjakun e tim biri dhe atëherë do të jem shumë i qetë. Unë nuk kam asgjë me Francescon, por me dy djemtë e tij. Nuk më hyn në punë të vras një pensionist pasi ai e ka mbaruar jetën e tij. Francesco duhet të shikojë se si vuhet kur të vritet djali. Ai duhet të ndjejë të njëjtën gjë që ndjeva unë kur varrosa tim bir,”- vijon i ati i të ndjerit më tej.

E pyetur nga gazetari italian, Luigi Pelazza, edhe mamaja e Gjergjit ka thënë të njëjtën gjë. “Nëse Gjergji nuk do ta kishte të atin gjallë, do t’ja merrja unë hakun. Gjaku lahet me gjak,”- shprehet ajo.

Ndërkohë Franceso tregon për kameran se jeton me frikë në shtëpinë  etij, ndërkohë që duhet të jetojë mjaft i lirë, pasi s’ka bërë asgjë të jashtëligjshme. “Unë flej me fturk ngjitur me krevatin sepse kam frikë se mos dikur vjen dhe më vret,”- shprehet pensionisti që në fakt është 65-vjeç, dhe jo 80 siç mendonin prindërit e Gjergjit.

Sërish Marku bëtohet për gjakun e të birit dhe premton se do ta gjejë Francescon kudo që të jetë. “Francesco, faleminderit për vrasjen e djalit. Shteti italian ty të ka fal, ti je gënjy pas asaj falje… Pa të gjetë nuk të la! Edhe gjej vrimë e futu, ku të dush, strehohu sa të dush, mblidh bodigarda sa të dush… A me lek, a me shoqëri, a vet djali, a vet unë, njani do të gjaje e kanë me të ekzekutu,”- shprehet shqiptari, të cilit i është vrarë i biri.

Pelazza ka vizituar gjithashtu edhe fëmijët e ngujuar në të njëjtën zonë dhe një orej tyre është edhe Mario, i cili nuk shkon dot as në shkollë. Mësuese Liljana Luani, e cila u shpall edhe mësuesja e vitit ka marrë përsipër që të shkojë dhe të japë mësim në shtëpitë e fëmijëve të ngujuar, në mënyrë që të mos dalin nga banesat dhe të mos u rrezikohet jeta. Në fund Luigi krahason situatën dhe i tregon pensionistit italian se në të njëjtën mënyrë do të përfundojnë duke jetuar fëmijët dhe nipërit e tij, pasi ndryshe Marku është betuar se do t’i vrasë. Por kurrsesi, familja italiane nuk pranon të jetojë në kushte ngujuese.

a.c

Next Post
I jepet lamtumira prerjes “500 euro”, shfrytëzohen nga kriminelët

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Itali, rritet shuma e çekut social në 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In